Shteti i Karolinës së Veriut në Amerikë do të mbajë zgjedhje të reja për një madat kongresmeni pas një hetimi për manipulim të votave ndaj një kandidati Republikan, shkruan BBC.
Një ndihmës i fushatës së Mark Harris-it akuzohet se ka votuar ilegalisht duke përdorur votën e votuesve në distancë (absentee ballot) në fushatës e zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Harris, i cili fillimisht shpalli fitoren mbi demokratin Dan McCready, tani është dorëzuar para thirrjeve për përsëritje të zgjedhjeve.
Por ai ngulmon se nuk ishte në dijeni të ndonjë manipulimi gjatë fushatës së tij.
Tre demokratë dhe dy republikanë në Bordin e Zgjedhjeve të Karolinës së Veriut (i ngajshëm me KQZ tonë -shënim i Politiko.al) vendosën me unanimitet për një votim të ri të enjten pas një jave dëgjesash.
Këshilltari politik Leslie McCrae Dowless akuzohet se ka manipuluar zgjedhjet në favor të z. Harris duke mbledhur në mënyrë ilegale, duke dalë dëshmitar i rrejshëm, dhe duke shtrembëruar votën e votuesve në distancë.
Diferenca mes dy kandidatëve ishte 905 vota nga 282, 717 të hedhura.