Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komunikuar vendimet e marra nga Kryesia e forcës më të madhe të opozitës, menjëherë pas përfundimit të saj.
Basha tha se kryesia mori vendim për hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës.
Lideri i opozitës tha se protestat do të ndërthuren me shpalosjen e strategjisë së PD për zhvillimin e vendit.
Basha theksoi se synimi është largimi i Edi Ramës dhe në të njëjtën kohë përcaktrimi i kandidaturave më të denja të opozitës për zgjedhjet e parakohshme.
Pjesë nga deklaratat e z. Basha
Vendimi i parë i kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin për largimin e Ramës.
Vendim tjetër ka qënë ngritja e shtabeve politike dhe organizative që në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës për organizimin e protetstave të fuqishme popullore në mbarë vendin.
Shpalosja e programit të PD. E kemi bërë për ekonominë në bashkëpunim me ekspertët gjermanë.
Kemi bindjen e plotë që Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane.
Sa i përket arsimit, anullimin e koncensioneve në shëndetësi, pendionet, biznesin dhe sipërmarrjen për hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimit të ekonomisë.
Bëhet fjale për një ndërthurje të turit të protestave me turin e shpalosjes së programit tonë.
Synimi ynë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe përcaktimi i kandidaturave më të denja të opozitës për këto zgjedhje.