Telashet e lajmit marrë nga “Corriere Della Sera”

Hënë, 25 February 2019 16:18

Nga Qemal SAKAJEVA

Rreth orës 23, të 9 shtatorit 1990, sapo kisha mbërritur në shtëpi, erdhi beftë telefonata e një miku nga Italia. Ai bëri të njohur që, në Kosovë kishte ndodhur një ngjarje e madhe. Për shkaqe të shumta mund të mos kishte informacion të shpejtë për të.

Mora letër dhe laps. I thashë të fliste dhe se po e dëgjoja me vëmendje. Më pas, i bindur se nuk duhej heshtur, formulova këtë lajm:

Titulli: ”Kuvendi i Kosovës shpall kushtetutën e re”.

Nëntitulli: “Njofton gazeta “Corriere della sera”, në numërin e saj të 9 shtatorit.

Lajmi u fillua me këtë hyrje sqaruese, radhitur me shkronja italike: “Në gazetën “Corriere della sera”, të datës 9 shtator, u botua njoftimi me titull, “Kosovë: shpallet autonomia shtetërore”, në të cilin thuhet:

“Prishtinë. Kuvendi i Kosovës i shpallur i paligjshëm nga pushtuesit serbë, shpalli dje, rreth orës 20, kushtetutën e re të krahinës autonome, që tani bëhet  entitet shtetëror njëlloj si republikat e tjera ekzistuese, në kuadrin e një konfederate hipotetike jugosllave. Kjo u bë në  fshehtësi të plotë në Kaçanik, rreth 50 km larg nga Prishtina. Ishin të pranishëm 93 nga 180 deputetë, të gjithë të kombësisë shqiptare. Një pjesë prej 20 deputetësh, që ndodhej prej javësh jashtë ose nëpër republikat perëndimore të Jugosllavisë ka firmosur rezolutën në të cilën miratojnë kushtetutën e re. Kjo është përgjigja ndaj represionit të pushtetit të dhunës të autoriteteve serbe.

Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhet në gjendje dramatike, që nga 5 korriku, kur Serbia shpërndau parlamentin krahinor dhe të gjitha organizatat e tij, duke anuluar praktikisht krahinën autonome. Beogradi ka mbyllur, ndër të tjera, programet në gjuhën shqipte të Radiotelevizionit dhe të vetmen gazetë në gjuhën shqipe “Rilindja”. Gjithashtu, ka zëvendësuar të gjithë drejtuesit me përgjegjësi që ishin me kombësi shqiptare. Kështu kanë humbur vendet e punës rreth 5 mijë vetë”. ( Botuar në gazetën “Bashkimi”, “Kuvendi i Kosovës shpall kushtetutën e re”, f.1, 10 shtator 1990, Tiranë).

Menjëherë mora në telefon dezhurnin e gazetës, Agim Fortuzi, të cilit i kërkova të shkruante lajmin. I thashë të ndryshohej faqja e parë, për t’i hapur vend lajmit të sapo mbërritur. Të nesërmen, në ora 8, Profesori ose shoku Sofo Lazri, mori me ngut, me të parë gazetën “Bashkimi” të  së hënës.

“Nashti Kosova u shpall republikë, përderisa  ti e botove lajmin”, - foli me ironi të thellë, me shqiptim të ngadaltë dhe ton të rëndë. “Kjo që ke botuar s’është e vërtetë, por papërgjegjshmëri e marrëzi!”

Atij politikani  ishte për t’i thënë, po çka se, në atë pabarazi fuqishë? Jo! Po të hiqte dorë nga keqpërdorimi i pushtetit, atëherë po, ta përballje me profecinë e poetit të madh. T’i thoshe se Fishta, te “Shqipnia e Lirë”, qysh më 1921, paska pasë parathënë çastin historik që erdhi në Kaçanik, ndërsa ky nuk lejon as lajm: “Do t’valvitet m’Kaçanik,/ M’Kaçanik, po, do t’valvitet/ Kuq e zi flamuri i shqyptarëvet,/ Perse toka, shqyp ku flitet,/ Ajo vet asht, qi prej t’Parvet/ Tashgim na e kem pasë;/Mbrendë i huej, jo, ma s’do t’shklasë,/Porse atëherë, kur vjen për mik.”

E para në kontinent që botoi lajmin për atë ngjarje të madhe, në Kaçanik të Kosovës, ishte një gazetë e dorës së tretë e Triestes. E dyta ishte gazeta e madhe “Corriere della sera”. E treta u bë “Bashkimi”. Shumë kohë më vonë mësova se i vetmi gazetar në kuvendin e Kaçanikut kishte qenë Zenun Çelaj. Ai më tha se të dhënat ia pati shërbyer një gazetari italian, me qëllim për të publikuar ngjarjen në atë vend e, prej atje, edhe gjetkë.

Pas botimit të lajmit në “Bashkimi”, gjithë javën pati heshtje mortore zyrtare. Por, në të shtatë ditët e javës, gazetarët nuk pushuan së kritikuari për mosbotimin e atij lajmi në “Zëri i Popullit”. Vetëm në nisje te javës pasardhëse, gazeta e partisë mori urdhër të botonte lajmin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...