Muzika, gjuha e opozitës dhe dështimi politik i Rilindjes!

Tuesday, 26 February 2019 14:53

Nga Qamil Gjyrezi

1.Dështimi politik i “modelit” Rama

Dështimi politik i Rilindjes mbas 6 vitesh qeverisje skandaloze shënon edhe fundin politik të “artistit kontravers” Edi Rama!

Në opinion politik ndërkombëtar, të sponsorizuar nga qarqet që e sollën në pushtet Ramën u propagandua shumë të qënit i Ramës artist i arteve vizive.

Në fakt ndodhi krejt e kundërta! Arti i Edi Ramës shërbeu në shpërbërjen totale të ekonomisë në vend dhe krijimin e një gjendje gadi patologjike ankthi për shumë shqiptarë e pa aplikuar dhe e pa provuar në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Perëndimorët shpresonin se në brendësi, shpirt dhe mendje të “Artistit Rama”, fshihet e “bukura”, njeëzorja. Por në të vërtetë në brendësi të “politikanit artist” Rama, paska qenë e fshehur thellë antinjerëzorja, mizoria dhe anarkia.

Duhet shtuar se për krijimin e Modelit Rama, krahas sponsorizuesve të tij të “majtë dhe anarkistë”, ndikuan edhe disa ish-kandidatë të “paaftë” demokratë në vite për Bashkinë e Tiranës, të cilët “infiltruan” me Edi Ramën, për “inatë” të Berishës, në kurriz të Tiranës dhe banorëve të saj. Por tiranasit dhe demokratët e vërtetë si Lulzim Basha dhe Halim Kosova ja nxorrën bojën Edi Ramës dhe miqve të tij. Politika e keqe këto në vite në tranzicion e krijoi “Modelin Rama”, duke i lënë shumë hapsira në vite.

Por vjedhja e votava të shqiptarëve në vitin 2017 dhe “zullumet” e tjera nxorrën atë pjesë të zezë të personalitetit të Ramës. Edi Rama me bandat e tij i ka vjedhur votat duke përdorur biles edhe librat e shenjtë “Kuranin” dhe “Biblën”. Para zgjedhjeve ai nëpërmjet “horrave” të tij shkojnë derë më derë tek njerëzit e “varfër” dhe të “paformuar”, duke ju dhënë paratë dhe duke i bërë të betohen në “Librat e shenjtë” për votën e blerë me paratë e krimit dhe drogës.

A mund të bëhet fjalë për një artist me këto sjellje dhe një person me “Din e iman”, sic ironizonte Edi Rama opozitën dhe kundërshtarët e tij edhe tek e majta. Edi Rama nxorri fëtyrën e tij prej kontraversi dhe të një personi pa “Din e iman”, në këto gadi 20 vite qeverisje lokale dhe qëndrore.

2.Arti, gjuha e huaj, politika e Lulzim Bashës

Në vitin 2012 kam botuar në gazetën “Nacional” një artikull me titull: “Arti, gjuha dhe politika”. Në këtë artikull kam shkruar për nivelin e lartë të komunikimit politik të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Lulzim Basha ka një komunikim shumë të mirë politik dhe ndikon pozitivisht tek qytetarët dhe votuesit.

Komunikimi politik merr një rëndësi të vecantë dhe prezanton pjesë të personalitetit të liderit Basha. Lulzim Basha komunikon krejt ndryshe me njerëzit, nga “anarkiku i depresuar totalisht” Edi Rama. Lideri Basha pavarësisht “ashpërsisë nganjëherë të kontrolluar”, fjalorit të përdorur, krijon optimizëm dhe jep shansin drejt krijimit të “herarkive shoqërore dhe qeverisëse”, pa ironi dhe nganjëherë përdor humorin e hollë.

Komunikimi politik i Edi Ramës i ngjason një personi të crregulluar. Ironia e Ramës me opozitën, me votuesit e tij, me të gjithë shqiptarët duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë. Rama ironizon studentët, njerëzit e përditshëm me problematika dhe nevoja dhe prezanton një person me një “grafikë, pikturë absurde”, e papranueshme edhe për vetë “Rilindasit” që e keqpërdorën këtë term me shumë vlera.

Nuk mund të krahasohen kurrë “Rilindasit” tanë të mëdhenj, me një grup “horrash droge dhe prostitucioni” moral dhe politik të Edi Ramës.

Lideri Lulzim Basha i referohet me shumë finesë edhe artit, muzikës që identifikon vlerat tona më të mira.

Ironia e Edi Ramës me artin në përgjithësi nuk është serioze. Njëherë shprehet se arti do të rregullojë, përmirësojë jetët tona, pastaj në një intervistë tjetër, shprehet se e kam humbur besimin tek arti, për përmirësimin e jetëve tona, e ka fjalën për të bukurën.

Koncepti post-modern i artit aktual është realiteti, synimi drejt “herarkive” larg anarkive, të një periudhe që  eksperimentoi, luajti me formën duke shënjuar përmbajtjen. Post-modernia në art, në jetën shoqërore dhe politikë ishte prezente pikërisht në vitin 2015.

Mbas protestës së datës 21.Shkurt.2019 organizuar nga P.D. dhe opozita nuk i ndoqa protestuesit në drejtim të selisë së P.D.-së por u ktheva në Shkodër. Në orën 19:30 ndoqa edicionin qëndror të lajmeve tek T.V. “Klan” dhe u emocionova kur mbas deklaratës për mbylljen  e protestës Lulzim Basha këndoi “Himnin kombëtar”. Basha këndoi Himnin tonë me shumë inteligjencë për të dhënë mesazhe njerëzore, patriotike dhe shpresë për të ardhmen. Himni jonë është shumë i bukur si tekst muzikor dhe letrar. Muzika krijon emocione të vecanta tek dëgjuesit dhe ka aftësi si gjuhë jo-verbale të ndikojë për krijimin e emocioneve të shpresës dhe optimizmit për të gjithë. Këndimi dhe interpretimi i Himnit kombëtare ndikon në të gjithë botën tek sportistët, artistët dhe patjetër tek politikanët. Basha e këndoi himnin shumë bukur me mendje dhe zemër, duke shprehur personalitetin e një lideri që i duhet shqiptarëve për të krijuar shpresë dhe besim. Mendoj që organizatorët e metingjeve të P.D.-së në qytetet e Shqipërisë duhet të përzgjedhin pjesë të muzikës klasike dhe muzikës sonë të mrekullueshme për të krijuar optimizëm tek njerëzit. Muzika e vërtetë duhet të jetë pjesë e protestave që do të organozojë P.D.-ja, në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Muzika e mirë me kuptim e opozitës në protestë do ta shkërmoqi grafikën absurde, pikturën absurde pa asnjë kuptim të Edi Ramës.

Deklarata në gjuhën angleze e zotit Basha, një ditë para protestës së 16 Shkurtit, duke cituar thënien monumentale të Abraham Linkoln që vë në “epiqendër” njerëzit ishte me shumë vend. Thënia e Linkoln vë në epiqendër njerëzit, vlerëson “anën njerëzore” të nëpërkëmbur nga “Ediramët”. Njerëzit pikërisht në Shqipëri kanë kaluar në depresion dhe janë në ankth të përditshëm nga qeveria e Edi Ramës.

Rama ka zhgënjyer mbi të gjitha njerëzit, shqiptarët, prandaj largimi i tij është i pashmangshëm.

Basha është një anglishtfolës shumë i mirë dhe e përdor gjuhën e huaj në funksion të arritjes së qëllimit politik. Deklaratat në gjuhën angleze kur ka qenë ministër i jashtëm i qeverisë së P.D.-së, para vitit 2013 kanë ndikuar shumë në politikën tonë të jashme, antarësimin në Nato dhe liberalizimin e vizave.

Arti dhe gjuha kanë një ndikim të madh për dhënien e mesazhit politik dhe lideri Lulzim Basha nëpërmjet gjuhës dhe muzikës, të kënduarit të “Himnit Kombëtar” ndikoi pozitivisht tek protestuesit dhe qytetarët.

Këto element performues, krahas aftësive qeverisëse të Bashës i japin të gjithëve besimin për një kryeministër të ardhshëm, për reforma të vërteta ekonomike dhe zhvilluese në të gjitha planet.

Anarkia, politika e Edi Ramës, paqëndrushmëria e tij psikike dhe mendore që shprehet qartë në fjalorin dhe sjelljen, performancën e Ramës dhe të Rilindasve në përgjithësi, ka krijuar mosbesim tek të gjithë edhe tek të majtët dhe tek pjesa e pavendosur politikisht.

Lideri Basha ka një ndikim pozitiv edhe tek fjalori i deputetëve dhe performanca, argumentat politik të opozitarëve. Kjo u shikua dhe u dëgjua shumë mirë në fjalimet e tyre me datën 21.Shkurt.2019, para parlamentit të rrethuar me tela me gjëmba. Deklarimet, fjala e deputetëve opozitar kishte në epiqendër njerëzit dhe transmetoi optimizëm dhe vendosmëri për të ardhmen.

3.Post-scriptum. “Njerëzit dhe politika e Lulzim Bashës”

Mbi të gjitha duhet të vlerësohen njerëzit dhe Shqipëria, burimet tona njerëzore dhe natyrore duke respektuar edhe miqtë tonë ndërkombëtar.

Kjo lëvizje politike e opozitës, duhet t’i japi fund tranzicionit të stërgjatur dhe vjedhjes së votës nga bandat e Edi Ramës.

Nëse humbim njerëzit, e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e zymtë!

Largimi i qeverisë Rama dhe anarkisë së Rilindjes do t’i çlirojë njerëzit nga ankthi, depresioni social dhe pasiguria për të ardhmen dhe do të krijojë një gjëndje më optimiste  për të gjithë shqiptarët pa dallime politike.

Muzika dhe gjuha ndikojnë shumë për arritjen e qëllimit politik dhe krijojnë besim tek njerëzit për një të ardhme më të mire dhe një politikë më të mirë.

Dështimi politik e Rilindjes është i pashmangshëm! Arti, gjuha dhe politika e artistit kontravers Edi Rama, e ka të pamundur ta shpëtojë rrënimin politik të “Rilindjes anakiste”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...