Pse mendoj se Rama do dorëhiqet si kryeministër

E Enjte, 28 February 2019 08:26

Nikoll Lesi

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kryeministër”. Pavarësisht retorikës së tij se “nuk jap dorëheqje”, apo se “zgjedhjet do zhvillohen vetëm në qershor 2021” është pikërisht Edi Rama që po bluan gjithë këto ditë se si do gjejë një shteg të dalë më nder nga kjo sherrnajë e madhe me opozitën, e cila duhet pranuar se e ka kapur mat pushtetin e tij. Është dosja 339 që zien si kazan dhe pritet të plasë me arrestime VIP, ndonëse prokuroria po e mban me ujë të ftohtë se “po hetojmë”, por do jenë ndërkombëtarët që do t’jua kërkojnë me presion. Është “Zëri Amerikës” që kryeministrit i ngjason me “kazanët” mediatik shqiptar, por ajo mbetet radio më serioze në botë dhe shqiptarët e kanë dëgjuar që në kohën e Enverit nëpër qoshe si një rreze shprese për të mësuar të vertetat që çdo pushtet i fsheh. Është RAI, radiotelevizioni italian, krejtësisht profesional dhe serioz që nxori live se si bandat e drogës blejnë vota për pushtetin.

Është një Shqipëri e tërë që e di se si u blenë votat në qershor 2017, pavarësisht se Edi Rama djallëzisht e mori përdore PD-në në bashkëqeverisje dhe ia përlau mjeshtërisht votat duke e lenë me gisht në gojë. Natyrisht ishte faji personal i Lulzim Bashës që mori lugën në tepsinë e zgjedhjeve 2017. Por tepsia nuk kishte asgjë brenda, sepse lakrorin (votat) ishin konvertuar në euro nga bandat.

Edi Rama ka që prej shkurtit të vitit 1998 në pushtet. Ishte ministër, kryetar bashkie pa ndalesë (natyrisht me meritë të tij), kryeministër (për meritë te Ilir Metës) dhe prapë kryeministër për fajin e Lulzim Bashës. Megjithatë Rama vazhdon të qeverisë me “tepsi” në krah dhe kjo dreq psikologjie për t’i patur të gjitha vetë, po e merr në qafë.

Tani jemi para faktit të kryer, opozita e ka djegur parlamentin. Dhe nuk mund të jetë shtet demokratik pa opozitë në parlament. Ndaj zgjidhja mbetet të pranojë mënjëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të ulet për të gjetur emrin e kryeministrit të ri, me opozitën.

Që kjo do të ndodhë, ka për të ndodhur! Problemi shtrohet se Edi Rama nuk duhet të dëgjojë zërin dhe arrogancën e Ramës së sotëm, por zërin e arësyes të Edit të dikurshëm, pikërisht të atij, Edit, që kur kritikonte në gazetën “Koha Jone” me shkrime e analiza brilante pushtetin e dhunshëm dhe autoritar të Sali Berishës ndër vitet ’92-’97, gazeta shitej dhe nuk kishte më në treg, por fotokopjohej shkrimi si trakt.

Po shkojmë në përplasje civile e nuk duhet kurrsesi, zoti Rama!

Nëse ke bindjen se ke vota, atëhere ik, bëj fushatë si ish-kryeministër dhe nëse i fiton të lumtë dhe opozita të mbylli gojën. E meriton të bëhesh prapë kryeministër, bile njëkohësisht edhe kryetar i SPAK.

Nëse humbet, nuk është fundi i Botës. Humbi dhe Fatos Nano, e iku. Tashmë ai është qytetar i lirë.

Ndaj që të mbahesh mend si Edi, jep dorëheqjen zoti Rama!

Modifikuar më E Enjte, 28 February 2019 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...