Gazi helmues erdhi nga Serbia, Berisha: Personi që e solli në Shqipëri është banditi Gjolek Malaj

E Enjte, 28 February 2019 21:20

Ish-kryeministri Berisha reagoi për sjelljen e policisë që helmoi protestuesit. Ai tregoi jo vetëm që gazi helmues është serb, por edhe kush e fut atë në Shqipëri. Ish-Kryeministri u ndal më tej në faktin se gazi i hedhur është helmues luftarak dhe jo lotsjellës. Ai tha se ka qënë një specialist i ushtrisë së Kosovës që i kishte konfirmuar një gjë të tillë.

Ju keni deklaruar se gazi është serb?

E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e '97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit. Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat.

Po ndërkombëtarët thanë se protesta ishte e dhunshme, kanë parë videot...

Po s’besoj të kenë parë videot sepse me 24 orë vizitë që erdhën ata nuk u ka dalë koha. Të shohësh protestën do duhen orë të tëra.

A mendoni se ndërkombëtarët po bëjnë lojën e Ramës se fajin e ka Saliu?

Rama duhet të qëndronte dhe jo të ikte. Ai provokoi protestuesit, nuk mund të veshësh me rrecka hyrjen e Kryeministrisë sepse është një shenjë provokimi. Rama nuk është i vetëdijshëm se çpo i bën vetes. I sigurtë të jetë ai se shqiptarët do i tregojnë vendin. Rama u tmerrua nga protesta në 16 shkurt dhe në 17, një ditë më pas dërgoi në BE video e fjalë se unë do i merrja pushtetin em dhunë.

A rrezikojmë një përplasje me sjelljen që po bën policia?

Policia dhe Edi Rama po provokojnë egërsisht për përplasje. Është meritë e madhe e opozitës që po e eviton.

Modifikuar më Premte, 01 Mars 2019 12:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...