I ftuar në studion e “360gradë” në Ora News, kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita i shteroi rrugët politike dhe qeveria i la të vetmen rrugë atë të kthimit mbrapsht të vendimmarrjes te populli. Basha tha se kjo është një qeveri e kapur në blerjen e votave dhe se opozita e mori vendimin për të dorëzuar mandatet jo për pushtet, por si një sakrificë për të rikthyer shprehjen e lirë të vullnetit të shqiptarëve.
Gazetari - Pse opozita është në këtë rrugë, nuk ka rrugë komunikimi me qeverinë?
Protesta e qytetarëve është një mënyrë komunikimi me njerëzit. Për herë të parë janë mbledhur në atë masivitet shqiptarët në këtë Shqipëri të tkurrur. Nuk është se është talenti i opozitës, por edhe situata gjendja ku ndodhen qytetarët shqiptar që të mblidhen aq shumë të pakënaqur për të kërkuar vetëm një gjë. Largimi i Ramës. Zgjedhjet e lira, lidhjet e krimit me qeverinë, varfëria, dhënia e koncesioneve për oligarkë, të gjitha këto na bënë që të marrim këtë vendim për dorëzimin e mandatit sepse ne i shteruam rrugët politike. Erdhi një moment ku vetë qytetarët na vunë para zgjedhjes, ose ta lemë të degradonte kjo situatë, ose t’ia rikthejmë popullit vendimmarrjen.
Gazetari -Ju zgjodhët mosvazhdimin....
Basha- S’ka rrugë tjetër Zheji.
Gazetari- Sepse donit të shmangnit krizën e elektoratit të djathtë, apo se me Ramën nuk ka zgjidhje?
Ne nëse do të kishim këto kushte në 2008 nuk do të kishim marrë ftesën për NATO-n, nuk do kishim marrë liberalizmin e vizave. Kjo qeveri është kapur në zgjedhje. Kemi dosje që ka kapur këtë qeveri që ka ardhur në krye të shtetit me vota të blera.