Flet nga Italia, Fatos Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

E mërkurë, 06 Mars 2019 18:49

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës.

Sipas tij, nëse publiku italian donte me të vërtetë të dinte çfarë po ndodh në Shqipëri le të niseshin gazetarët italianë dhe ta shikonin nga afër situatën, jo të ngrihej kryeministri e të përpiqej të rregullonte imazhin e Shqipërisë.

Lubonja tha ndër të tjera se në emision askush nga të ftuarit nuk përfaqësoi Shqipërinë, prandaj analisti e cilësoi shfaqjen e mbrëmshme të Ramës si turpin e turpit të Bruno Vespës.

“Vespa nuk njihet në Itali si ata që thonë të vërtetën, por si shërbëtor i regjimit të Berluskonit. Sado që e kam ndjekur prej kohësh Italinë edhe Vespën ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe në Shqipëri edhe gazetarët me shërbëtorë bëjnë kujdes të ftojnë në studio jo vetëm njerëz që mbështesin njërën palë, por edhe palën e kundërt, ndërkohë që ai kishte ftuar Ramën dhe tre personazhe, ku njëri ishte gazetari i Liberos që s’dinte asgjë nga Shqipëria, i dyti Igli Tare që është futbollist dhe s’ka jetuar fare në Shqipëri, aq më tepër që njihet si njeri i afërt me Ramën dhe i treti një sipërmarrës edhe ai i panjohur. Mua më bëri përshtypje që mungonte publiku shqiptar, mungonte një intervistë me njerëzit, një zë i paanshëm, s’po them politik por mungonte gjithçka. Ishte qartazi një gjë si mund ta thuash: e blerë! Ndoshta jo me lekë por me influenca. Ishte turpi i turpit të Bruno Vespës, ndaj besoj edhe e kishte futur në pjesën e fundit. Kryeministri i një vendi në vend që të ketë 15 minuta në orën kryesore, futet atje në fund pas debateve të rëndomta të ditës, kjo ishte e neveritshme. Nëse duan të mësojnë ç’ndodh këtu le të vijnë gazetarët italianë, por jo të niset kryeministri nga Shqipëria për të sqaruar çfarë ndodh këtu dhe për të rregulluar imazhin e Shqipërisë”,- tha Lubonja.

Sipas analistit, kryeministri Rama tha gënjeshtra në emision.

“E dëgjova që tha ka 20 mijë sipërmarrës italianë në Shqipëri. Nga të dhënat që kam unë ka 10 herë më pak italianë, që mund të kenë 1 apo 2 njerëz të punësuar. Pra, nuk janë 20 mijë por 2 mijë, janë nja 3 mijë e ca rezidentë italianë këtu. Këto të dhënat i kam nga burime serioze. Si mund të shkojë një kryeministër dhe të gënjejë atje. Tha edhe që vijnë 500 mijë italianë këtu me pushime, por ku shkojnë paratë që lënë këta këtu? Pse nuk lulëzon ekonomia? Këto gënjeshtra që thotë janë skandale”,- vijoi Lubonja.

I pyetur nëse e ka Rama mbështetjen e qeverisë së re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej në Beograd gjatë vizitës së Ramës, Lubonja tha se ende nuk dihet qëndrimi i tij

“Qeveria e tanishme e Italisë udhëhiqet nga njerëzit që janë anti-kastë me Renzin Rama ka pasur lidhje më të mira, pra me liberalet europianë, ndërsa kjo qeveri nuk ka përcaktuar ende politika të qarta për Shqipërinë. Mund të ishte më e hapur ndaj qëndrimeve kritike që bëhen për Shqipërinë. Ajo që dihet se është qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim për Europën. Mendoj që është një qeveri që ka ende shumë probleme të brendshme, ndërsa Rama për momentin është mbështetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa që ka lidhje me kastën e vjetër, ndërkohë që pjesa e re e politikës italine është e paqartë, nuk ka përcaktuar politika të qarta me Shqipërinë”,- shtoi ai.

Modifikuar më E Enjte, 07 Mars 2019 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...