Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

E Enjte, 07 Mars 2019 18:43

Intervista që kryeministri shqiptar dha të martën në mbrëmje rreth mesit të natës në Rai 1 për emisionin “Porta a Porta” është pjesë e një turi mediatik të dirigjuar mirë. Ajo ka pasur si qëllimi dhënien e një sërë intervistash edhe në LA7, pak a shumë me fabulën e shqiptarëve që dikur ishin refugjatët e anijeve dhe sot sipas kryeministrit shqiptar kanë 40 mijë biznese në Itali. Ai ka folur gjithashtu edhe për gazetën “La Republica” ku është bazuar sërish tek protestat e opozitës dhe tek investimet italiane në bregun tonë të Adriatikut.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)
Por, sipas një burimi të huaj diplomatik që foli me Lapsi.al, ka disa kleçka të çuditshme në vizitën e kreut të qeverisë shqiptare. “Asnjëherë më parë, asnjë kryeministër i vendit tuaj, nuk e ka vizituar Italinë vetëm për të folur me mediat. Edhe kur ata kanë dhënë intervista, kjo është bërë në kuadrin e një vizite zyrtare. Në të kundërt, protokolli e kërkon që të mos jetë shefi i një qeverie që udhëton drejt vendit të gazetarit, por e kundërta, pra që mediat marrin rrugën për në vendin e liderit”.

Por burimi që pranoi të flasë për Lapsi.al, nuk e lidhi turin mediatik të Ramës vetëm me përpjekjen e tij për të rregulluar imazhin e vendit që qeveris. “Ka diçka përtej kësaj, tha ai. Sot kur Rama gjendet në Romë, kryeministri italian Conte shkon në Beograd për takim bilateral me Vuçiçin. Vini re- theksoi ai- është gjithashtu hera e parë që një kryeministër italian nuk i fillon vizitat e tij nga Tirana”.

I pyetur nga Lapsi.al nëse pas largimit të demokratit Matteo Renzi nga drejtimi i vendit, me të cilin Rama nuk ndante vetëm pasionin për selfie, marrëdhëniet mes qeverisë së populistëve në Romë dhe asaj të socialistëve në Shqipëri ishin ftohur, burimi ynë u përgjigj me një “Non Coment” të thatë. Por ai shtoi se një pjesë e këtyre dilemave mund të qëmtoheshin në përgjigjet që pati dhënë më sipër. Pra pyetja që shtrohet është: A mos po zhvillohet turi mediatik i Ramës edhe për të rikuperuar Italinë si një partner të humbur që kur “Lega” dhe “5 yjet” po qeverisin vendin?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...