Sulltanët kanë mbetur lakuriq?!

Saturday, 09 Mars 2019 09:27

Nga Skënder MULLIQI

 Për 20 vite u mbyte gjithçka që ishte njerëzore. E keqja, hajnit, kriminaliteti… janë bërë masë për jetën politike dhe për jetën ekonomike .Te jesh i pamshirshem, rrenacak, i pergatitur për çdo lloj marifeti është bërë rëcept për sukses. Morali dhe turpi janë kthyher në virtyte, janë bërë kategori të cilës po i përmbahën vetëm “budallenjët”, të cilët m'u për këtë gjë paraprakisht janë ‘dënuar” të dështojnë. Korrupcioni, mito dhe nepotizmi janë bërë model i funksionimit të qdo sistemi të jetës dhe të punës në Kosovë. Mafiozët e të gjitha ngjyrave janë bërë njerëz të cilët kanë krijuar imazh të mirë dhe të cilët po respektohen për fatin tonë të keq. Në këtë situatë çdo shpresë ka filluar të fundosët. Preokupim kryesor jo vetëm të të rinjve por edhe njerëzve në moshë është bërë largimi nga Kosova. Njerëzit e kanë humbur shumë besimin në vetë vete. Po zvetnohen gjasat që të arrihen suksese në shtetndërtim dhe mirëqenje. Në menyrë përmanente shoqëria jonë po ndahet, në shoqërinë e lirë të atyre të cilët kan bërë shtet për vete, dhe në shoqërinë shumicë e cila është abroguar nga të drejtat elementare te saj. Është krijuar gjatë këtyre viteve aparat shtetëror më shumë autokratik, janë krijuar shumë media të kontrolluara nga pushteti, janë krijuar magnat më djersën dhe mundin e popullit. Shumë njerëz sot u janë bashkuar të them ashtu qenëve endacak të cilët po i mbushin sheshet dhe rruget, si i vetëmi institucion i lirë.Qe 20 vite askush nga pushtetarët nuk zbriti në popull për të bashkëjetuar më hallët dhe problemet e tyre jo të vogla të jetës së keqe të cilën po e bëjnë. Për këta molionat nuk janë bërë problem fare për t'i fituar! Po harrohen gjithnjë e më shumë vlerat kombëtare, po harrohen martirët dhe deshmorët e kombit të,cilët na sollën lirinë e shumë pritur.Nuk thëmë së të gjitha strukturat shtetërore po e luajnë vallën e djallit, së ka ende atdhetarë të cilët po e mbrojnë kauzën kombëtare karshi- Serbisë. Bashkimi i forcave shqiptare në Mal të Zi që ta drejtojnë komunën e Tuzit më shumicë shqiptare, është shëmbulli më i mirë së vetëm të bashkuar mund t'i arrijmë objektivat tona politike e kombëtare. Rrefimi për Kosovën po bëhët ëndërr trishtuese. Po vihet në pikëpyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës. Populli gjithnjë e më shumë po humb besmin në institucione. Policia po i ruan këto institucione dhe shumë njerëz mbrenda tyre, të cilët ka mundësi neser t'i arrestojë për keqpërdorime të pozitës shoqërore, të cilët kanë mbetur legjitim me shume në letër...Sulltanët kan mbetur lakuriq…Ndoshta për këtë një ditë do të jenë të vetëdijshem... 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...