Kur Shqipëria është në një krizë dhe paralizë politike, kur vendi është ë një stanacion politik dhe në prag kolapsi kryeministri pasi doli një xhiro nga Monako, pasi aksioni i grabitjes së miliona eurove doli me sukses mendoi të bëjë një xhiro shkretëtirave. Pas një vizite që nuk u kuptua në Kuvajt kryeministri i PPP-ve dhe rrugëve të florinjta përfundoi në Katar. Nëse ju kujtohet në vitin 2015 kryeministri i popullit më të varfër në Evropë gjatë një vizite në Hong Kong hapi atje një ekspozitë private pikturash. Në fillim u mor si fakt që ky njeri ka qejf zhgaravinat e veta dhe pavarësisht mungesës së transparencës çështja kaloi në kuadër zhgaravinash.
Por më pas para disa kohësh pati një lajm interesant mbi falimentin e një banke në Hong Kong e cila mërziti shumë dhe shqetësoi në maksimum dikë në Tiranë. Pra vajtja në Hong Kong nuk kishte qenë çështje zhgaravinash në mur ekspozitash.
Pa asnjë transparencë, asnjë informacion qoftë nga zyra e shtypit e kryeministrisë, televizioni privat i tij, apo lukunia e hienave që e rrethojnë nuk pati asnjë njoftim se çfarë qëllimi patën vizitat e Kuvajtit dhe Katarit dhe ç ‘përfiton shteti shqiptar nga ato.
Kudo që shkon ndoshta dhe Katari i duket si Bankë. Urojmë që në këto dy vende brenda vitit të mos kemi falimentimin e ndonjë banke, se i kemi me zemër të dobët këtu në Tiranë./ 55news.al