"Datën na e dhanë vjet, muajin na e dhanë tani"-Iriqi bisedon me Edi Ramën

Tuesday, 30 Prill 2019 15:45

Iriqi: - I mërzitur mê dukesh. Pse?

Rama: - Nga që nuk po iu heqin vizat kosovarëve. Jam i lënduar dhe po loboj që të na i vendosin edhe ne. Holanda e bëri. Shpresojmë ndihmë dhe nga shtetet e tjera.

Iriqi: - E prisje që Gjermania të shtynte deri në shtator çeljen e...

Rama: - Iriq, ne jemi pranuar që vjet. A thashë se na i dhanë datën? Pimë dhe shampanjë. Pardje na thanë muajin, se e kishin harruar. Më vonë do na saktësohet edhe viti. E sheh që çdo gjë është ok?

Iriqi: - Zaev tha se do japë dorëheqjen po mos mori çeljen e negociatave. Po ti çfarë do japësh?

Rama: - Unë do jap Ulsiun, Ballën dhe Spiropalin. Po mos mjaftoi ju ngjis dhe Braçen si bisht.

Iriqi: - Pa shaka, fol!

Rama: - Do i kërkoj Knutit dhe Mogerinit të më kthejnë paret. Nuk ka qofte ke daja.

Iriqi: - Mos ta pati fajin Saliu dhe tani?

Rama: - Doja ta thoja, por foli Ruçi. Do e teprosh, më tha. Ndaj do ia fus Batonit.

Iriqi: - Si?

Rama: - Do e detyroj si dënim që brenda muajit ta heqë celulitin nga trupi i tij. Dhe Vuçiç e ka marrë inat. Nuk jep më, është si kalë i lodhur, më këshilloi. Por do e mbaj se tallem me të e nuk nxehet. E kam dhe si qen kundër Berishës. Ka lehje të ashpër. Hahaha, është serioz dhe kur ja fut kot.

Iriqi: - Macroni harroi që i fale atletet?

Rama: - Burrë legen. Ia mora ato 100 mijë eurot që i çova për katedralen. Do ua jap jelekverdhëve ta djegin kullën Ejfel. Të kujtohet se cili jam unë.

Iriqi: - Po zgjedhjet më 30 qershor do i bësh?

Rama: - Dhe ajo më duhet e as nga Surreli nuk dal dot pa vizë. Shpresoj ta bëj një marrëveshje me Bashën. Që të shkoj në Kubë, por me kusht që ai të mos më kërkojë fare. Të më harrojë, siç unë Nanon. Më duhen ca pushime, ndoshta 20 vjeçare. Mbase dhe më shumë. Kam seri me ‘Kurbane’ në kokë. Do ia kaloj Hemingueit...

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...