Lleshaj, ky “shkop gome” i verbër

Hënë, 06 May 2019 14:36

 Sot, Komisioni i Sigurisë, me votat e mazhorancës, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Vettingun e Policisë. Meta kishte kërkuar rishikimin e  ligjit për vettingun në Policinë  e Shtetit, duke e cilësuar atë si rrezik dhe mundësi për t’u ndikuar nga ana e qeverisë. Por ka qenë vetë ministri Lleshaj, i ftuar për të raportuar në komision, që e cilësoi si paragjykim i presidentit Meta ndaj dikasterit që ai drejton, madje përdori edhe termin “paranojak” për presidentin duke lënë të kuptohej, se ai e ka “personale” me atë.  “Gjenerali” Lleshaj, i mësuar me jetën e kapanoneve të ushtirsë, nuk u ngrit dot në nivelin e një ministri, drejtuesi poltik, por mbeti si një thashethemexhi kapanonesh, duke aluduar se shteti funksionin në bazë njohjesh e inatesh personale. Në vend që të analizojë dekretin e presidentit, qoftë edhe me këshillimet e juristëve apo të personave që i rrinë pranë, Lleshaj merr pësipër që gjithçka ta zgjidhi personalisht, madje t’u mbushë mendjen edhe deputetëve se “kjo është çështje perosnale” mes tij dhe presidentit, jo një gjë thelbësore, pasi argumenti i Presidfnetit është i qartë, se vettingu nga vetë policia është politik, absurd dhe i rrezikshëm.

 Sipas ministrit, “vetingun në polici i takon ta bëjë SHÇBA. Vetingu nuk është politik. Çdo hyrje ne policinë e shtetit do të futet ne vetting nga SHÇBA. Dhe ky institucion do ta bej përherë vettingun dhe është absurd të mos e bëjë. E ka me ligje që ta bëjë përherë”, ka deklaruar mes të tjerave Lleshaj. Po kush e ka ndaluar më parë këtë institucion, SHÇBA, të ngritur nga vetë ministria e Brendshme të bëjë vettingun e personave në polici? Si ka mundësi që në radhët e policisë ka edhe elemente të përfshira mekrimin e trafiqet? Si ka mundësi që tani kur kërkohet ky ventting, po si pas vetë ministrit, qenkan jo pak po 200 – 300 vetë që duhet të lenë policinë?!

Ministri Lleshaj e dëshmoi edhe një herë varësinë e tij politike, sidomos nga Rama, që nuk është gjë tjetër vecse një “shkop gome” I verbër në duart e kryeministrit, që nuk di gjë tjetër vetëm të përdorë dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm, ndaj protestuese paqësorë, të përdorë gazin dhe shkopinjtë, të përdorë forcën fizike dhe jo fjalën, argumentin. /55news.al

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 08:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...