Policia e Ramës implikohet ne procese politike

Tuesday, 07 May 2019 19:40

Sot kryeministri i bandës së Rilindjes bashkë me shkopin e gomës së tij të verbër Lleshaj, guxuan të bëjnë atë që nuk kishte ndodhur që nga fillimet e viteve ’80. Është arrestuar deputeti, është prekur figura e përfaqësimit edhe pse opozita i ka djegur mandatet, nuk do të thotë që këta njerëz nuk përfaqësonin dhe përfaqësojnë pjesën opozitare të popullit. Verbëria që i shkakton urrejtja ndaj opozitës (dhe Rama ka gjetur një partner shumë të dashuruar me këtë çështje si Lleshaj), nuk i lejon të shohin përtej marrëzisë ku kanë hyrë dhe që nuk po dalin dot. Shkopi i verbër i gomës së Ramës që ka diskursin më të egër të opozitës bëri atë që e kishin bërë vetëm ministrat e diktatorit. Masa e arrestit e komunikuar për një ish-deputet, veprimet e errëta të policisë nën drejtimin e njeriut që e urren po aq sa Rama opozitën, ka shkaktuar implikimin si kurrë ndonjëherë të policisë në proceset të rënda politike.

Kjo është shumë e rëndë, është parathëne e instalimit tashmë të një diktatura më të egër se narkoshteti. U kalua caku dhe kjo bandë kriminelësh dhunuesish, narkotrafikantësh dhe vjedhësh të parave të shqiptarëve nga taksat deri në Rinas nuk ka më kufi.
Por dhe regjimet më të egra janë rrëzuar me turp dhe diktatorët e tyre kanë përfunduar në kosh të plehrave të historisë. Sa për policinë dhe implikimin e saj në procese dhe arrestime politike Lleshaj dhe kupola e tij e kanë të qartë se çfarë kanë bërë dhe si dalin konkluzionet.

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 10:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...