Marshimi i lirisë...

Hënë, 13 May 2019 21:47

Prej rreth 3 orësh opozita ka protestuar kundër qeverisë, në të pestën protestë kombëtare, e cila vjen dy ditë pas asaj të 11 majit, ku pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Me gjithë reshjet e shiut, protestues nga rrethet dhe kryeqyteti janë mbledhur para kryeministrisë për protestën e thirrur nga opozita që sot ishte në formën e një marshimi dhe u ndal në disa institucione të Tiranës zyrtare, të cilat janë vënë shpesh nën akuzë nga opozita, si Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe në fund Drejtoria e Policisë së Tiranë.

Në terren kanë qenë rreth 1500 efektivë policie por ndryshe nga herët e tjera policia ka qenë më e tërhequr dhe paqësore karshi protestuesve megjithëse vazhdimisht ata kanë hedhur kapsolla dhe tymuese drejt tyre.

Protesta e sotme erdhi si vendim në mbylljet të protestës së 11 majit, të shtunën që përfundoi me ndalimin e sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi.

Pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, opozita e bashkuar nisi marshimin e protestës, ku Basha ftoi mbështetësit ta ndjekin pas në marshimin për votën e lirë dhe demokraci.

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 15:13
Login to post comments