A ka të drejtë Presidenti për deformimin e Reformës në Drejtësi?

E Enjte, 23 May 2019 10:42

Ervis Iljazaj

Presidenti Ilir Meta ka pasur një qëndrim të gjerë për sa i përket situatës politike dhe institucionale ku gjendet vendi. Në thelb, i gjithë fjalimi ishte orientuar në dy aspekte: e para, kriza politike e momentit, ku me të drejtë kritikoi palët për qëndrimet konfliktuale dhe u faturoi ndryshimeve kushtetuese të 2008-s krizave ciklike që ndodhin në politikën shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimet kushtetuese të 2008-s kanë krijuar një personalizim politik dhe institucional, i cili krijon ngërçe të vazhdueshme dhe bllokojnë jetën politike shqiptare. Fakti është se sot, në krizën politike që po kalojmë, nuk ka asnjë forcë të jashtme institucionale jashtë vullnetit të Ramës dhe Bashës për ta zgjidhur këtë krizë; dhe e dyta, e cila krijoi më shumë debate nga qëndrimet e Metës, ishin qëndrimet e tij për Reformën në Drejtësi. Me pak fjalë, Presidenti u shpreh me shqetësim për zbatueshmërinë e Reformës në Drejtësi. Madje, kaloi edhe përtej saj, duke nënkuptuar një lloj deformimi që zbatimi i saj ka pësuar rrugës, që nga koha kur është aprovuar ajo me 140 vota në Parlamentin e Shqipërisë.

A ka të drejtë Presidenti për deformimin e Reformës në Drejtësi?

Me gjithë vullnetin e mirë të aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, sidomos të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, për të krijuar një Reformë të pastër larg ndikimit politik dhe kjo Reformë si e tillë u konceptua, është e pamundur të besosh se qeveritë në Shqipëri do të rrinë larg saj dhe pa u përpjekur ta ndikojnë atë. Në këtë kuptim, cilado qoftë qeveria në pushtet është e pamendueshme që nuk do të përpiqet të ketë ndikimin e saj në pushtetin gjyqësor.

A ka ndikuar qeveria aktuale në formimin e organeve të reja të drejtësisë?

Më së paku ka dyshime që ndikimin e saj e ka ushtruar, duke qenë se ka qenë përgjatë gjithë kohës në pushtet, aq më tepër në mandatin e dytë ku qeveris e vetme pa asnjë parti tjetër. Të kuptohemi, nuk bëhet fjalë për kapjen e organeve të reja të drejtësisë në mënyrë totale nga kjo qeveri, por, në pjesë të caktuara të saj, dyshimet ekzistojnë. Disa nga emrat e drejtuesve apo anëtarëve të organeve të reja të drejtësi, pa i gjykuar, janë shumë afër ideologjikisht dhe personalisht pranë Partisë Socialiste. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore se përse qeveria tranzitore duhet një orë e më parë. Sepse, zbatimi i Reformës në Drejtësi bëhet më mirë me një qeveri neutrale, sesa me një qeveri politike, aq më tepër në këto kohë ku jemi në muaj decizivë të mbarimit të saj.

Duke qenë se, Reforma në Drejtësi, është ndoshta reforma ku janë investuar më shumë energji politike, shoqërore dhe financiare, si në asnjë reformë tjetër, nuk duhet të ekzistojë asnjë hije dyshimi, qoftë edhe më e vogël për pavarësinë e saj.

Kështu siç po procedon kjo Reformë, me vonesa dhe stërzgjatje në kohë, me përkufizim, pala që është në pushtet ka mundësinë për ta ndikuar atë dhe të jetë e favorizuar në ndërtimin e saj.

Kështu që zbatimi i saj duhet të jetë në kushte neutrale, që vetëm një qeveri tranzitore mund ta sigurojë. Reforma në Drejtësi është Reforma e cila për tri vite me radhë ka bllokuar çdo aspekt të jetës politike dhe ekonomike të vendit. Dhe kjo sakrificë kombëtare për një reformë të tillë nuk duhet të ndotet në asnjë aspekt të saj. Aktualisht Shqipëria gjendet praktikisht pa një pushtet gjyqësor, duke e lënë qeverinë të operojë dhe të qeverisë pa asnjë kontroll, gjë e cila rrit potencialin për abuzimin me pushtetin.

Faktikisht, i vetmi institucion që shërben sot si kundërpeshë ndaj pushtetit ekzekutiv, është Presidenca, që pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-s nuk e ka më rolin dhe peshën e mëparshme. Parlamenti është totalisht në kontrollin e kësaj mazhorance, duke qenë se dhe opozita është jashtë tij. Po ashtu, pushteti gjyqësor nuk ekziston në këtë moment, duke bërë që pushteti ekzekutiv të jetë jashtë çdo lloj forme kontrolli./ Gazeta Liberale

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...