Histeria e rilindjes për 30 qershorin

Hënë, 27 May 2019 20:00

Sigurisht që në këtë moment mund të parashtrohen shembujt e Theresa May-t dhe sytë me lot të saj, jo në nder të postit si pronë private, por në nder të postit si shërbëtore e vendit të saj. Dorëheqja e Tsiprasit që tregoi se ishte shtetar, kryeministri që firmosi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, duke e zgjidhur me vizion, integritet prej shtetari bashkë me Zoran Zaev, një nga çështjet më të nxehta të rajonit të Ballkanit.

Ish-kancelari i Austrisë dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjen, për një përgjim i cili tregonte se nëse afera do të kryhej do të kishte efekt në manipulimin e votave. Është e kuptueshme se lartësia e këtyre akteve dhe niveli i personaliteteve që i kryenin ato, nuk mundesh kurrë ti zbresësh në nivelin e Tao Ballave, Ramës si fizionomi politike dhe të gjithë “filozofëve” dhe banditëve që janë mbledhur në Rilindje.
Nuk mund të krahasojmë të pa krahasueshmen. Gjithsesi ia vlejnë si pasqyrë ku shihet qartë, çmenduria dhe histeria e rilindjes.
Por çfarë fshihet pas kësaj të fundit? Pse e ka mbërthyer histeria këtë sekt të rrezikshëm?
Me të njëjtën ngjyrë mund të përshkruash dhe shërbëtorët e tyre në media. Histeri budallallëku, histeri mediokriteti, histeri për të mbrojtur një bandë kokaine që ka marrë peng gjithë vendin.
Janë të gjitha vrasjet, kanabizimi, marrja peng e shtetit nga krimi i organizuar, lumi i kokainës që vërshon nga Kolumbia në fabrika si ajo e Xibrakës, 20 banditët në parlament, mes tyre vrasës dhe përdhunues, koncesionet me miliarda, mashtrimi dhe vjedhjen e madhe 42 milionë euro për 2 km rrugë, bashkëpunimin e të gjithë nivelet e zyrtarëve me krimin e organizuar. Por kjo histeri është vetëm një gjethe fiku për bandat e rrezikshme të Rilindjes./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 18:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...