Fëmijët Alo

Tuesday, 28 May 2019 15:45

 

Nga Qemal SAKAJEVA

1.

Gruaja e moshuar, disi e përhumbur, por e vëmendshme në kryqëzime udhësh nën pulsime semaforësh, po kthehej nga diku për në shtëpi. Një i njohur i saj, mesoburr, e kapi për krahu.

-Si të kam? - i foli përzemërsisht.

-Mirë, bir, mirë, - iu përgjigj me mirësi.

-Po fëmijët si i ke?

Gruaja plakë e vështroi në bebe të syrit, ndoshta të zbulonte, a mos edhe ai, kishte përvuajtjen e saj.

-Nëna nuk ka më fëmijë! - foli pasi qe menduar paksa. Ia lëshoi ato pak fjalë asisoj, pa i shmangur sytë e vet prej syve të tij.

Burri u gjend ngusht, dhe i penduar, pse e ndaloi e ia tha atë pyetje njerëzore të zakonshme. Nuk dinte gjë, çfarë hataje i kishte ndodhur. Tek po e shtrydhte trurin, se si ta shtynte bisedën më tej, për të mos u zënë prapë po aq keq saç u kap,  pyeti për çka dinte.

-Pse s’ke fëmijë? Boll ke, tre e të gjithë të rritur.

-Kam pasur fëmijë. Tani kam ALO!

Kjo përgjigje drithëruese, siç zëri drithëron nëpër telefonat e qindra mijë emigrantëve, e përhapi në ajër autorësinë e asaj gruaje plakë, me emër e mbiemër.  Autorë të saj sillen të jenë aq shumë nëpër Shqipëri, sa askush nuk e di numrin e tyre se sa janë,  dhe se kush ishte e para që foli për Fëmijët Alo.

2.

Tek po paguante të gjitha kafetë e tavolinës, djalit i dolën një shuk kartmonedhash. Nuk mori prej tyre as edhe një. Rrëmoi në tjetër xhep.

Pasi pagoi, dhe kamarjeri u largua, shokët e ngucën:

-Pare paske boll!

-Jo, nuk janë të mia,- u përgjigj i shkujdesur.

- Të kujt i ke, pra? - i tha njëri prej tyre.

-Të sigurisë i kam,- ia ktheu shpejt e shpejt.

-Të cilës siguri? Bankës së Shqipërisë apo Raifeissen Bank? - deshi të tallej.

-Të Bankës së Grabitësit. Të del hajni diku përpara e të kërcënon, “o jetën, o kuletën”. Unë ia jap këto, siç i pe, dhe më shpëton kryet.

3.

Ishin fillimet e viteve ’50 të shekullit të kaluar. Lufta e Dytë Botërore sa kishte përfunduar. Atëbotë, nënës Sofi Bruçi, në Kumbull të Kurbneshit, në Mirditë, i patën shkuar dy  të panjohur në shtëpi. Ata i thanë se ishin njerëz të Partisë, dhe i treguan, gjithashtu, se së shpejti do të bëheshin votimet në të gjithë Shqipërinë.

-Ti, Sofi, si nënë polici që je, votën duhet me e dhanë  për Paqen, - e këshilluan.

Gruaja u mendua.  Ajo i ndërpreu varavingot nëpër shtëpi për qerasje. Zuri vend përballë tyre, ulur mbi një shkam dru lisi.

-Ju, mirë se u ka prue Zoti. Unë votën nuk e jap as për Paqë, as për Luftë. Po të jetë me e dhanë, e jap vetëm për Pezull.

Ata u kurthuan në mendimin e çuditshëm të malësores, pa mundur ta çonin bisedën më tej, veç duke e pyetur troç:

-Po pse e jep votën vetëm për Pezull, moj fisnike?

-Djalin e kam polic. Unë nuk votoj për Luftë, se djali polic mund të më vritet. Nuk votoj as për Paqë, se djalin  tim polic mund ta zhveshin. Kurse për Pezull, po, votoj, se ashtu mbetet polic.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...