Presidenti Meta veproi dje në mbrojtje të stabilitetit të vendit duke e treguar veten një president te zotin dhe politikan rrace. Anulloi datën e zgjedhjeve për t’i dhënë një shans kompromisit politik në Shqipëri, i dha një mundësi madje dhe kryeministrit të vendit që të mos futet në rrugën qorre që ka nisur dhe që po çon vendin drejt greminës. Vendimi i tij dje u prit shumë mirë nga protestuesit në shesh, u prit mire nga opozita, u prit mire nga i gjithë opinioni publik, por cuditërisht kjo nuk u mbështet nga kryeministri, kreu i organizatës Rilindje.
Jo njëherë, por tre herë, Rama e kundërshtoi anulimin e datës së zgjedhjeve nga Berati, në një përshëndetje në darkë, e sërish sot nga Burreli duke pohuar se kjo ishte një tentativë koti e presidentit sepse zgjedhjet do të bëhen.
Por teksa Rama shpresonte që ndërkombëtarët nuk do ta mbështesnin vendimin e Presidentit, vjen menjëherë reagimi nga vendi më i fuqishëm i BE, Gjermania.
Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi sot në një deklaratë për redaksinë e Deutsche Welles ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
"Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t'i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania ".
Kujtojmë që pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Ëadephul.
Tentativa e Ramës për të bërë zgjedhje me 30 qershor është totalisht ilegjitime. Vazhdimi i fushatës elektorale është totalisht e pamoralshme politikisht sepse zgjedhjet nuk mund të bëhen sepse janë antikushtetuese dhe nuk do t’i njoh njeri.
Sot jemi në situatën ku menjëherë pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve Gjermania doli menjëherë pro presidentit, ndërsa Edi Rama vazhdon edhe është pro grushtit të shtetit.
Ilir Meta ka gjykuar se është ne të drejtën e tij kushtetuese të dekretojë anulimin e datë së zgjedhjeve dhe për këtë mësohet dhe besohet se do të dal nesër me hollësisht të argumentojë faktet dhe se për një politikan rrace, një garant të stabilitetit të vendit që është dhe në funksionet e Presidentit më e rëndësishme është shtyrja e datës së zgjedhjeve se konflikti.
Por, Edi Rama nuk ka rrugë tjetër veçse të anuloj fushatën zgjedhore, ta pranojë që nuk ka zgjedhje më 30 qershor dhe të dorëhiqet si kryeministër për t’i hapur rrugë një kompromisi politik dhe se Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa i përket shtyrjes së datës së zgjedhjeve Presidenti Meta vlerëson se është e drejtë e tij kushtetuese, kështu e vlerësojnë dhe konstitucionalistët por sa i përket Ramës, ai kishte një rrugë institucionale ku mund ta ankimonte, por atë rrugë e mbylli vet siç është: Mbyllja e Gjykatës Kushtetuese. Nëse Rama shkon në zgjedhje jemi në kufijtë e një grushti shteti.