Kryetari i Bandës së Rilindjes që është çdo gjë , kryeprokuror, kryegjyqtar, krye blerës i votës, krye shkatërrues i pluralizmit, kryeson listën e narko shteteve, vetëm politikan nuk është. Nuk e përmbajti dot veten dhe s’kishte logjikë dhe ftohtësi politike që të përmbahej në përgjigjen ndaj deklaratës së Presidentit të shtunën, por nxitoi të përgjigjej flakë për flakë, se zgjedhjet do të bëhen.
Kjo lloj mungese e ftohtësisë prej politikani që arrin në përmasat e absurditetit dhe qesharakes, sigurisht sot mbërriti kulmin kur shteti dhe Kushtetuta na ngelën në dorë të ustalleshës Spiropali dhe të Bibës së KQZ-së. Është kulmi i arrogancës dhe injorimit të shtetit dhe Kushtetutës dhe kryetari i bandës së Rilindjes duhet të kuptojë se Kushtetuta nuk është pecetë që Rilindja të fshijë kokainën nga hundët.
Nxitimi i madh i Ramës dhe i lakenjve të tij në bandën e rilindjes dhe në media për nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit nga burime që nuk duan të identifikohen në PS, është interpretuar si një akt tjetër i Ramës për 3 P-të e famshme, PPP. Kryeministri që njihet si dashnor i thekur i PPP-ve dhe koncesioneve , meqenëse i ka rrëmbyer të gjitha, postin e prokurorit të Përgjithshëm, ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, është kryetari i Vettingut, kryetar i çdo institucioni, i vogël apo i madh, i rëndësishëm apo i parëndësishëm, i është tekur që ta lëshojë me koncesion postin e Presidentit të Republikës. Dhe meqenëse në bandën e rilindjes, formati i të pasurit para , nuk është në koherencë me parametrin njerëzor dhe intelektual, por është në përpjesëtim ët zhdrejtë me të, siç thotë një gazetar i njohur delenxhinj ka sa të duash, pritet oferta më e lartë financiare./ Redaksionale