Shtet në duart e gangsterëve e quajti Bild , qeverisjen e Edi Ramës. BILD i referohej bandave kriminale me të cilat Rama qeveris vendin, shpërndan tenderët dhe këto banda i mban për të blerë dhe shantazhuar votues.
Shteti në duart e gangsterëve po tregohet edhe me rastin e dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anuluar datën 30 qershor si datë e zgjedhjeve lokale. Rilindja men veglat e saj në KQZ mori petkun e Gjykatës Kushtetuese dhe vendosi që dekreti është anti-kushtetues, një interpretim që për tagër e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër Edi Rama deklaron se do ti bëjë zgjedhjet në 30 qershor edhe pse me dekret të Presidentit nuk ka një datë zgjedhje.
Ky është modeli i rilindjes, për të mbrojtur pushtetin me të gjitha mënyrat, duke sakrifikuar rendin kushtetues dhe demokracinë.