Me Ramen dhe Tao Ballë integrohemi deri në Librazhd

E mërkurë, 12 June 2019 19:26

Para disa orësh shqiptarët morën lajmin e keq të mos hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Kjo nuk ndodhi për Maqedoninë. Në fakt ata ishin të bindur që BE nuk do të ia hapte derën Shqipërisë pasi më mirë se vet burokratët e Brukselit ata janë dëshmitarë të qeverisjes skandaloze të shkrirë njësh me krimin të Rilindjes. Më kot u munduan të lobonin sepse rezultatet janë te prekshme në Shqipëri për keq. Herë Rama dhe herë Tao Balla, ah, po harruam dhe Gramozin bënë një tur turistik më paratë e taksapaguesve shqiptarë në vende të ndryshme të BE, përfshirë këtu dhe Gjermaninë dhe Holandën gjoja për ti bindur për të votuar pro hapjes së negociatave e paraqitur gjasmë rezultatet e arritura ku holandezët dhe gjermanët e dinë dhe më mirë se në çfarë po ndodh në këtë vend përmes shërbimeve të tyre. 

Çudia për shqiptarët është se për Ramën, Ballën negociatat na janë hapur që vitin e kaluar. Madje dhe kësaj here në turin turistikë Rama, Balla, Ruci na pohuan se ishte e sigurt që do të hapeshin negociatat pasi iua kishin konfirmuar ca burokratë në Bruksel.
Para pak ditësh Taulant Balla, duke folur për DË, konkludonte se negociatat do të hapen. Por këtë konkluzion, po Taulanti, e bazoi në një ngjarje që nuk kishte ndodhur ende e sot BE dhe Holanda i thane Jo Shqipërisë. Së pari, Taulanti na tha se “qeveria Gjermane ende nuk kishte një opinion zyrtar për çështjen e negociatave.
Kryeministri harroi se sado te flas Tao Balla tellalli i tij, lart e poshtë. Lëvizjet e Ramës dhe gjithë të besuarave të tij përfshirë këtu Tao Ballën nuk e binden dot faktorin ndërkombëtar sa duhet dhe qeveritë perëndimor që të votojnë pro hapjes së negociatave. Holanda e kishte paralajmëruar më rekomandimin për kthimin e vizave i cili mbërriti dhe zyrtarisht në Komisionin Europian si kërkesë. Sot Holanda vetëm sa ka zyrtarizuar vendimin që Shqipërisë nuk mund ti hapeshin dyert e BE sepse nuk është gati. Argumentet besohet ia kanë thënë dhe Rilindjes. Gjermania zyrtare dhe mediatike e ka certifikuar si hajdut Ramen dhe është për të ardhur keq se Rilindja përfundon tek Tao Balla, si njeriu i besuar i Ramës, që bën avokatin, servilin dhe këshilltarin e mençur. Sado që të tentojë ky njeri të kapë institucionet, ashtu siç i ka kapur një pjesë të madhe të tyre këto 6 vjet,  ai kurrë nuk do të kapë e të mbajë peng të ardhmen e këtij vendi. Koha po punon mbrapsht për të dhe ora e gongut final po troket! Boll më me Ramen dhe Tao Ballë integrohemi deri në Librazhd.

Modifikuar më E Enjte, 13 June 2019 12:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...