BE i thotë "JO" Ramës, ky sulmon Presidentin e Maqedonisë pse iu hapën negociatat

Saturday, 15 June 2019 15:51

Një deklaratë e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga procesi i integrimit si dy vende të rajonit, ka shqetësuar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama replikon me një ton jo shumë diplomatik ndaj presidentit të një vendi tjetër. “Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”,- shkruan Rama.

Dy ditë më parë, në një intervistë për median e BE, Euro Acitiv, Pendarovski deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk mund të penalizohet nga integrimi për shkak të krizës politike në Shqipëri. Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?”,- tha presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Sigurisht askush nuk do të donte që Shqipëria javën e ardhme apo në shator të mos e marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Maqedonia e Veriut t’a marrë. Por edhe nëse ndodhë kjo ndarje, që është më e keqja për Shqipërinë, nuk duhet fajësuar Maqedonia e Veriut as kryeministri dhe as presidenti i këtij vendit. Në vend se të sulmojmë presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, duket të kthejmë sytë nga qeveria në Tiranë dhe t’i kërkojmë llogari se çfarë bënë më shumë sesa ne në Shkup për hapjen e negociatave?

Fakti është se Shqipëria ka probleme krimin, me trafiqe e drogën si dhe me mungesën e dënimeve për korrupsion. E thotë vet raporti i Komisionit Europian dhe jo mediat dhe as Maqedonia. Shqipëria ka probleme me krizën politike, po shkon drejt zgjedhjeve të çmendura pa opozitë, të cilat në fund nuk do t’ja njohë as vet OSBE dhe po krijon tensione sociale në vend që mund të sjellin përplasje dhe viktima. Situata është aq e rëndë, sa edhe Maqedonia një vend që para disa vitesh ishte në luftë për të drejtat e shqiptarëve, sot ka rritur të avancojë me reforma shumë më para sesa qeveria “Rama”.

Para se të shantazhojë fqinjët, kryeministri duhet të jetë i sinqertë me qytetarët e shtetit të tij dhe të pranojë se negociatat hapen me reforma dhe jo me shantazhe.

Kryeministri Rama nëse ulet me Presidentin Meta dhe opozitën do krijonte situatë pa konflikte dhe përplasje. Edhe mund të merrnim statusin e vendit kandidat për në BE. Por pikësëpari duhet që Kryeministri të heqë dorë nga udha e marrëzisë që ka nisur duke shkuar i vetëm në votime.

Modifikuar më Saturday, 15 June 2019 18:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...