“Rama përgatit izolimin e  shqiptarëve”- Demalia: Kryeministër i një vendi pa gjykatë me policinë e Leshit, i bie të ndalojnë edhe Presidentin të…

E mërkurë, 19 June 2019 18:28

Analisti Ilir Demalia e ka konsideruar “shkelje të Konventës të të Drejtave të Njeriut”, deklaratën e Ramës se kush bën krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë shtetit.

Në një postim në facebook, Demalia shkruan se Rama po përgatit izolimin e shqiptarëve, ndërsa shton se si rrjedhim, i bie që ai të ndalojë edhe Presidentin të dalë jashtë shtetit, pasi “ka kryer krim elektoral me dekretimin e mosmbajtjes së zgjedhjeve me 30 qershor”.

Demalia shton më tej se, sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment rrëshqitje drejtë një diktature, të sundimit të fuqisë kriminale.

Postimi i plotë:

Edi Rama shkel Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe pregatit izolimin e shqiptarëve

Sot gjatë fjalës së tij, KM, Deklaroj:-Ata që do të bëjnë krim elektoral nuk do të lejohen të kenë të drejtë të dalin jashtë shtetit.

Me logjikën e Edi Ramës dhe kopesë Rilindjes që e ndjek pas, ku sipas shokut Edi, dhe dajreve të lolove të partisë që i shkojnë pas, Presidenti vëndit ka kryer krim elektoral me dekretimin e mosmbajtjes së zgjedhjeve me 30 qershor.

Si rrjedhim i bie që Edi Rama, kryeminister i një vendi pa gjykata, me Cucën kryeprokurore dhe me policinë e Leshit, do të ndalojnë Presidentin të udhëtojë jashtë shtetit.

Ndalimi i çdo qytetari të një shteti të lëvizë i lirë kur nuk ka asnjë krim, por në të kundërt është në të drejtën universale të mbrojtjes së votës së lirë, është shkelje e hapur e Konventës Ndërkombëtarer të Drejtat e Njeriut.

Ai që duhet të jetë sot para drejtësisë është Edi Rama me shpurën kriminale për shkatërrimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve të 2017.

Edi Rama po shkon i vetëm në zgjedhje duke çuar në një përplasje të paraljmëruar civile dhe duke e ndarë popullin në dyshë. Këtë bëjnë të gjithë të sëmurët mendorë që vijnë në krye të shtetit dhe tërheqin pas tyre një kope të sëmurë siç eshtë sot Rilindja qeverinë e krimit.

Momenti i fundit për mos lejuar më tej jo vetëm zgjedhjet por edhe sundimin e lukunisë kriminale të Edi Ramës me bandën e lolove dhe kllounëve të Parlamentit ilegjitim si ligjishmëri e paligjishmërisë kriminale të sundimit.

Shqipëria ndodhet sot në momentin një rrëshqitje drejtë një diktature të sundimit të fuqisë kriminale nëpërmjet parasë së bandave kriminale të trafiqeve dhe krimit organizuar për larjen e këtyre paravë. Kjo nënkupton një mafia shtet dhe shtet të mosdrejtës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...