Dekreti i Presidentit Ilir Meta është botuar në fletoren zyrtare. Këtu mbyllet çdo çështje, çdo diskutim rreth kësaj teze. Çdo lloj diskutimi i të gjithë spektrit militar, propagandistik apo paramilitar që ka mbledhur Rilindja nuk është gjë tjetër vetëm thirrje për luftë dhe vëllavrasje. Të gjithë kukuvajkat që kanë shëtitur në disa parti (ndonjëra ish-e LSI bënte si eksperte) nuk janë gjë tjetër vetëm lëngimet e fundit të rilindjes që problemin e një personi qoftë ky psikik apo jo po ia kalon gjithë kombit. Dekreti i Presidentit Ilir Meta është botuar në fletoren zyrtare. Ky është ligji, kjo është e vërteta. Çdo çetnik i rilindjes dhe ndonjë marionetë ndërkombëtare që merr ndonjë lek në Tiranë dhe vetëm pi verë, është e kotë që të ngrejë akuza apo të bëjë interpretim qesharak se nuk e ka lexuar dhe përkthyer mirë në shqip Kushtetutën .
Me këta përkthyesit që bëjnë gabime me dashje kemi 6 vjet që ia kemi marrë dorën. Dekreti i Presidentit Ilir Meta është botuar në fletoren zyrtare. Çdo veprim tjetër dhe çdo idiot që shëtit nëpër televizione, çdo lëvizje kundër saj është vetëm grusht shteti. / Redaksionale