Sot opozita zhvilloi atë që historia do ta quajë protesta festival e fitores kundër Rilindjes së kriminalziuar. Me dhjetëra mijëra shqiptarë u mblodhën për në Tiranë për të kërkuar rrëzimin e Ramës, ndërsa kryeministri u fsheh me qindra kilometra larg protestës.
Sot protestuesit arritën të shmangnin edhe një skenar të Ramës për ta shndërruar në dhunë protestën e sotme, një plan që do ti shërbente Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga përgjimet, në sytë e ndërkombëtarëve.
Qetësia dhe shembulli që treguan qytetarët u vlerësua edhe nga kreu i demokratëve në mbyllje të protestës. “Mirënjohje që sot shpëtuat një plan djallëzor të Edi Ramës, që ju nuk ndihmuat Edi Ramën për të hequr vëmendjen e përgjimeve të krimit elektoral, dhe nuk ratë pre e këtij plani djallëzor për tu provokuar “ tha Basha.