Vendimi i Kolegjit është i “drejtë”: "Kur nuk ka zgjedhje, nuk ke çfarë të çrregjistrosh!"

Tuesday, 25 June 2019 12:24

Nga Edjon HILA

Me datë 24.06.2019 , Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim padinë e Partisë së Unitetit Kombëtar me anë të së cilës kjo parti kundershtonte vendimin e datës … të KQZ që të crregjistrohej nga zgjedhjent e datës 30 qërshor 2019. Pas shqyrtimit të padisë Kolegji vendosi: “Rrëzimin e padisë së paditësit Partia e Unitetit Kombëtar.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim” Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është vendim i drejtë dhe plotësisht i bazuar në ligj dhe në Kushtetuten e Shqipërisë dhe mëposhtë po paraqës arsyet pse e konsideroj të tillë. Kolegji Zgjedhor është trupë gjyqësore e parashikuar në Kodin Zgjedhor si mundësi e subjekteve zgjedhore për të ankimuar në rrugë gjyqësore vendimarrjen administrative të KQZ KODI ZGJEDHOR KREU I ANKIMI NË RRUGË GJYQËSORE I VENDIMEVE TË KQZ-SË Neni 145 E drejta e ankimit në gjykatë 1. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi.

Të drejtën e ankimit, sipas këtij neni, e kanë edhe individët ose partitë politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor. 2. … Pra në thelb është përcaktuar qartë kopetenca lëndore e kësaj trupe gjyqësore, kjo gjykatë shqyrton një vendimarrje administrative të një organi administrative që është KQZ. Po kështu , ligjvënësi ka parashikuar qartë edhe legjislacionin procedurial me të cilën ushtron funksionet kjo trupë gjyqësore; Neni 155 Procedura e shqyrtimit të kërkesëpadisë 1. Në shqyrtimin gjyqësor të kërkesëpadive për të gjitha veprimet procedurale që nuk rregullohen nga ky Kod, Kolegji Zgjedhor zbaton dispozitat e Kodit të Procedurës Civile për gjykimin e çështjeve në shkallën e parë. 2. … Është plotësisht e qartë se Kolegji Zgjedhor nuk ka objekt të shqyrtimit të kushtetushmërisë së një ligji apo dekreti, pasi ajo është vetëm një gjykatë që zbaton Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Procedurës Civile si Gjykatë e Rrethit Gjyqësor, pra shkalla me e ulët e sistemit gjyqësor. Në rastet kur përpara Kolegjit Zgjedhor ka një pretendim për kushtetushmerinë e një ligji apo dekreti apo vetë Kolegji ka dilemë për kushtetushmerinë, atëherë është i detyruar të pezullojë gjykimin dhe të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Në rastin në gjykim, Kolegji Zgjedhor nuk ka konstatuar asnjë konflikt kushtetues, mes Kushtetutës dhe Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës, pra që nuk ka zgjedhje ashtu si edhe urdhëron dekreti, ndryshe Kolegji do pezullonte gjykimin dhe ta kalonte për interpretim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Kolegji me të drejtë ka vendosur; “Rrëzimin e padisë së paditësit Partia e Unitetit Kombëtar.” pasi nuk ka cfarë të crregjistrojë sepse nuk ka zgjedhje me 30 qershor 2019, pasi është në fuqi Dekretit nr.11199 i Presidentit të Republikës . Kur nuk ka zgjedhje nuk ke cfarë të crregjistrosh , pasi Dekreti nr.11199 i Presidentit të Republikës ka crregjistruar automatikisht cdo rregjistrim dhe ka ndaluar procesin zgjedhor të filluar nga dekreti i mëparshëm, pasi nuk ka zgjdhje me 30 qershor 2019. Nëse arsyetimi është si më sipër, bravo Kolegji!

I vetmi diskutim që mund të bëhet është se ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Këtë diskutim unë nuk di ta bëj se jam jurist, mund ta bëjnë gatuesit e çorbës reformuese .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...