“Pas kësaj që ka ndodhur asnjë taksë nuk do paguaj”- Mark Marku përplaset me ministrin Cakaj. Ndërhyn Fevziu

Tuesday, 02 July 2019 22:15

Debat i forte ne studion e emisionin “Opinion”, teksa jane perfshire ne replika ministri i Jashtem, Gent Caka dhe pedagogu Mark Marku.

Mes tyre, ka nderhyre Fevziu, duke u thene se nese sillen si te duan, atehere do t’i nxjerre te dy jashte.

Ne debat e siper, kur Marku ka kujtuar se e vetmja gje pozitive e raportit paraprak te OSBE-ODIHR ishte fakti qe zgjedhjet ishin te qeta. “Por te qeta ishin zgjedhjet edhe ne diktature”, ka replikuar Cakaj.

DEBATI

Marku: A mundet dicka, po te vazhdoje pa fund ai, ai po thote qe zgjedhjet ne nje shtet normal nuk garanton pluralizmin

Cakaj: Nuk guxon te keqinterpretosh

Marku: Une guxoj gjithcka me ty, po flet budallaliqe, ik mos na ngre nervat

Cakaj: Une jane ketu te sillem me profesionalizem dhe …

Marku: Po ta lesh me recitu ngaterrohet ai, ai po reciton, po ngaterrohet. Po ik mo, ik mo, mos më ngre nervat!

Fevizu: O Mark po ktheu pergjigje o burre, po kthen pergjigje dhe po e pyes une

Marku: Zotëri ty nuk të njoh fare as si ministër as si shtet unë ty. Mua me lind e drejta te mos njoh asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin, as policin, pas kësaj që ka ndodh. Asnjë takse nuk do paguaj.

Fevziu: Taksa mos i paguaj njehere

Marku: Nuk i paguaj

Fevziu: po ti mbajne ne pune ato

Marku: Kjo duhet te jete levizja e radhes

Ne debat per raportin paraprak te OSBE-ODIHR, Marku ka komentuar se eshte i pafavorshem.

Marku: Per here te pare futet Gjykata Kushtetuese

Fevziu: Po e tha edhe Palmeri…

Marku: Duhet te shprehet Kushtetuesja

Gent Cakaj: Manifestimi arrogant dhe ofendimet qëndrojnë në proporcion të zhdrejte me nivelin e inteligjencës.

Marku; Po ofendoni shqiptaret, thoni nuk kemi detyrim pluralizmin

Cakaj: Zgjedhjet janë mbajtur me 39 subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje dhe jane bojkotuar nga subjektet opozitare, bazuar ne vendimin e tyre, Te degjova me lejo te shkoj deri ne fund.

Mark Marku: Recitimet nuk ua duron dot me njeri. Po ik ore… nuk te degjoj dot

Cakaj: E kuptoj qe kjo mund te jete me e larte se ajo qe ju mund te absorboni

Marku: E kupton që po flet fjalë pa kuptim.

Cakaj: A e kupton si po sillesh?

Marku: Unë sillem si të më dojë qejfi mua se ju silleni si t’u dojë qejfi

Fevziu: Po mirë o nëse ju silleni si t’ju dojë qejfi unë ju nxjerr jashtë të dyve

Fevziu: Mos e beni personale. Këtu o Mark, me shtetin bëj ca të duash, këtu do sillesh …

Marku: Mos e lë gjatë atë

Fevziu: Po si të mos e lë gjatë, ndërprite

Marku: Po bën propagandë,

Fevziu: Po edhe ai thotë që ti bën propagandë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...