Soreca duhet të fillojë urgjent të informohet për situatën në Shqipëri

E mërkurë, 03 July 2019 15:27

Deklarata e ambasadorit të Bashkimit Europian sot në Tiranë ngjalli kureshtjen e vet për faktin që jo njëherë por dy herë bëri thirrje për dialog.
“Nevojitet dialog i menjëhershëm: “Është koha tani”. Ishin këto dy qëndrimit të përfaqësuesit të BE në Tiranë, ambasadorit Soreca konstatime të cilat shtrojnë pikëpyetjet dhe kanë ekuacionin e të panjohurës brenda përse pikërisht tani e kërkoi një gjë të tillë.
Siç duket ambasadori i i BE Soreca nuk ka kuptuar asgjë çfarë po ndodh në këtë vend ose ka kuptuar dhe nuk ka reaguar.
Zoti Soreca nuk ka pak në kryeqytetin shqiptarë por po mbush një vit në detyrë dhe duhet të jetë informuar nga stafi i zyrës së BE ne Tiranë, nga mediat vendase qofte dhe ato Evropiane që Shqipëria sot është në krizë për zhvillime ekstrem kaotike të cilat kanë ndodhur në këtë vend dhe të gjitha këto vetëm për fajin e mazhorancës.
Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes ka njohur vetëm regres, vendi u kanabizua i gjithi, drograt e forta transportohet përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE, korrupsioni mori përmasa galoponte, elementët kriminal penetruan në administratë dhe parlament dhe sërish nga zyra e BE në Tiranë nuk u bë asnjë deklaratë rreth këtyre fenomeneve të papranueshme për familjen e madhe ku presim të integrohemi, Bashkimin Europian. Romana Vlahutin kurrë nuk foli. Kurrë nuk reagoi për të mbështetur deklaratat e opozitës dhe pse nga foltorja e selisë blu denoncoheshin çdo ditë madje dhe nga zyrtarët e PD mes parcelave të kanabisit. Ajo mbështeti hapur qeverinë. Edhe me ardhjen në Tiranë të ambasadorit Soreca situata nuk pati ndonjë ndryshim. E para gjë që duhej të bënte duhet fliste ashpër ndaj këtyre fenomeneve si dhe të nxiste dialogun mes palëve politike në Shqipëri të cilët të merreshin vesh për reformat me qëllim integrimin e Shqipërisë si Vlahutin u bë palë hapur me qeverinë duke mos konsideruar denoncimin e skandaleve të qeverisë nga opozita.
Deri më sot z.Soreca i ka dhënë mbështetje hapur qeverisë derisa erdhëm në pikën kur ju bën thirrje hapur palëve të ulen urgjent në dialog dhe tani.
Thirrja për dialog nga Soreca është si koshi pas të vjelave. Themi kështu pasi para 30 qershorit Soreca jo vetëm nuk ka qenë kritike ndaj fenomeneve dhe nuk dimë në i ka raportuar tek shefat e tij lartë por as ka apeluar dhe thirrur palët për dialog. Soreca nuk mori ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve dhe nuk kërkoi as mbështetjen Presidentit  për dialog, i cili është simbol i unitetit të vendit dhe kjo do ta kursente shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit.
Sot bëhet thirrje për dialog urgjent po përse Soreca si përfaqësuesi i BE nuk e mbështeti Presidentin në këtë iniciativë publikisht.
Këto fakte dhe pikëpyetje që shtrohen janë tregues i qartë se Soreca nuk ka kuptuar çfarë po ndodh.
Zoti Soreca ose nuk e shqetëson çfarë po ndodh , ose nuk kupton çfarë po ndodh ose po lexon raportet e paraardhës së saj Vlahutin e cila ishte kthyer në vartëse të Edi Ramës.

 

 

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 08:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...