Analiza satirike/ “Kafja e gabuar e Blendi Klosit me Fahriun. Tradhtari! E zëntë kolerja, mallkonin ministrushet. Më ka marrë malli të pi kafe me Sandër qafirin, por…”

Premte, 05 July 2019 12:13

Një palo gjumë bëra ! Vapa dhe dertet e Vatanit më bënë natën ferr si të ishte Tende e Qypit për gjermanet! Fale Zotit lajmin që do ma bënte natën më te kreshpëruar e mësova tani në të dalur të dritës! Blendi Klosi për fatin e tij të keq e kushedi sa e mallkon rastësinë, vendin dhe orën, kishte ndeshur në rrugë Fahri Balliun ! Fahro është xhymert i madh ! Të keqen ja merr për nga bujaria edhe xhymerti kasap për të cilin është ngritur edhe një Tyrbe!

E kishte ftuar Klosin e gjorë për kafe diku aty te rruge e Ambasadave dhe ai gjithë njerzillëk kishte pranuar! Jakë, jakë ishin ulur ndanë xhadesë duke rrufitur kafenë e mejtuar , si vojt kështu kjo punë ! Asnjëri se kishte mendur si faj këtë pjekje!  Por nuk paskësh qenë kaq e thjeshtë kjo punë ! Ndenjen ca e me pas u ngritën ! Mirëpo gurguleja fillon më vonë ! Një rilindas i çmeritur, i befasuar deri në dhimbje nga takimi në këtë kohe lufte me armikun Fahro i kishte filmuar me celular dhe menjëherë këtë gjëmë, këtë qamet ja kishte përcjelle vetë Liderit Edi Rama! Hataja paskesh ndodhur ! Nami i zi! Me urgjencë e suferine Edi Rama kishte mbledhur partinë veç kishte ndare Kryesinë ! Celularin  kishte ndezur teksa të gjithë prisnin me zemër në dorë ! Kumtin si përbindësh kishe lëshuar në sallën Krupskaja ku bëhen takimet solemne !

Blendi Klosi ka pire kafe me Fahri Balliun ! Heshtje varri! Frymarrja ndalet! Shikimet prekin majat e këpucëve! Qafa përkulet e ngërçet prekin arrçin e saj ! Shikoni, shikoni u tërheq vëmendjen dhe ne ekranin e celularit shfaqet video ku Klosi dhe Fahro te qeshur pinë kafenë! Kryeministri komenton lëvizjet, mesazhet, rëndësinë e situatës dhe sidomos peshën e gabimit e te dobësisë për tu ulur me armikun ! Një ligjërate 30 minuteshe ku Fahro shpallet armik me kuç e me maç dhe një së pyetjesh pse ti ministri Klosi qesh vazhdimisht kur Fahro qerratai flet? Ai dihet me shan vetëm mua? Ty të pëlqen kur shahem unë? Ky është mesazhi qe jepni poshtë e përpjete? Te paktën te rrinje i mvrenjtur, i zymte , hijerënde, ta shaje, te ngriheshe, te ikje me tersellime, por jo ti ndenje gjate…i qeshur…dhe imazhet me komentet e liderit ishin te vetmet psherëtima jete ne atë salle! Me besniket donin ta bënin cope copë me shikimet e tyre plot pezëm! Një damar u pulsonte ne ballë! Si e beri ketë? Si mundi? E shofte mortja, i rente damllaja, e zëntë kolera rënkon ministrushet nen zë teksa me përbuzje shikonin kolegun qe ishte ulur këmbëkryq me armikun Fahro! Ndonjëri meditonte në heshtje i pazoti të reagonte, te rrish me kundërshtarin e ha, të rrish me kriminelet bën karriere!! Eh Klosi dukej ai një i kryqëzuar në rrugën Kapua!

Te pranishmit mendonin biseden me Fahros dhe Klosit! Si ka mundësi Balliu e kanë pasion të lëvdoje Berishen dhe Meten e te shajë Ramën, kryeteme e ka atë muhabet dhe Klosi vetëm qesh?! Paskesh qene dakord dmth eee tradhëtari…!!! Ndonjë me idealist si Majko ende beson se Klosi i ka folur Fahror me butësi për virtytet e Ramës dhe te mirat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë! Ndoshta ka tentuar ta binde që të takohet edhe me Ramën !! Burra dhe gra të Rilindjes kishin heshtur teksa lufta e klasave pamëshirshem bënte kërdinë !! Mos qofsh more Fahro mos qofsh !! Nuk munda dot te mos reflektoj pak mbi ketë “tradhti” te Klosit te kapur në kohe nga syri vigjilent i klasës!! Rastësi e kam konsideruat që ndonjë mik a mikeshe andej nga qeveria dhe Rilindja kanë bërë sikur nuk me kanë pare dhe kane rendur me dihame! S’kanë kohe kam besuar se Shqipëria ka halle e plage shumë e ata vrapojnë qe mbi to të vënë mehlem ! Një ministre nga te rejat qe e dija për mike takova një dite para dy kullave, betohem qe ishte rastësi e kulluar se nuk dua ti ve njolla te murrme ne biografi !

Tani e kuptoj pse u tkurr, u mpak , u tret, u mbulua me djerse se dritarja e te madhit ngrihej mbi ne si syri i Big Brother, me pa vëngër, me dha majet e gishtave , asnjë perqafime për be, rrotulloi kokën gjithandej plot siklet, kur do e pime një gote vere i thashë gjithë njerzillek, kurrë me tha, atdheu ka halle e ti do vere! Rroftë Edi Rama vikati qe ta dëgjonte shoqëruesi dhe iku nga sytë këmbët e me la kuk ne mes te bulevardit !! E pra Rama vete rri me ne qe e kritikojmë  pas debateve televizive ku heqim ndonjë gote vere e ku muhabeti është muhabet e qyfyrja qyfyre ! Po me gjase vetëm i madhi e ka ketë te drejte! Me ka marre malli te pi një kafe me Sander qafirin po tani si erdhën punët është ta vesh ne siklet, ti prishesh ditën dhe natën se jemi ca tipa qe kemi llapur shume ndaj liderit ne këto kohe, megjithëse ai nuk bën gabim nga të Klosit !! Një dite kur Rilindja do jete e shkuara do piqemi ndanë vatres me miq e shoke qe tani partia si le ! Si mbërrimë ne këto kohe???

Kinse 30 vjet demokraci po te pish kafe me kundërshtarin te hiqet vërejtje ne mbledhje kryesie dhe kjo jo vetëm ne PS dhe te Edi Rama po kudo ne çdo partie shqiptare me zë apo pa zë ! Ky është degradim dhe banalitet shpirtëror e mendor ! Si nuk del një ti thotë shefit te vet na more te dhjefsha karriken , mandatin, zyrën ti me tregon mua me ke te rri e me ke te pi kafe ne epoke lirie? Por çuditërisht asnjë i vetëm nuk dilka me asnjë parti te majte a te djathte ta beje kete! Kjo është kalbësire shpirterore qe na ka mbytur! Këtu nuk është faji i Edi Rames! Thjesht ai e di ketë dhe e përdor maksimalisht ! Edhe Enveri e dinte !  individi dhe shoqëria i lejojnë! Kafja e gabuar na ka çuar ne llogore e tribalizem !! Kulti i besnikut është kulti i barbarisë dhe shkatërrimit te ligjit! Shikoni anëtaret e KQZ, besniket e vërtete s’ta që kanë qene e këta qe janë për te kuptuar çdo te thotë besnik ndaj liderit ne ketë vend! E çmoj Klosin qe pi kafe me kundërshtarin e me dhimbset kur nuk i del për zot !

Modifikuar më Saturday, 06 July 2019 11:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...