Lista e re e likuidimeve që ka përgatitur “deep state”-i i Ramës

Saturday, 20 July 2019 18:36

Nga Ilir Nikolla

Asnjëherë s’duhet të mësohemi me të keqen e as ta bindim veten se tashmë e keqja e ka mbërritur kulmin e vet. Farsa e 30 qershorit ende po kalamendet, në përpjekje për të prodhuar një pushtet, por për ta bërë sa më të besueshme atë, “deep state”-i i Edi Ramës ka nevojë për kurbanë të rinj, që të garantojë qetësinë që duhet për pjellën e shëmtuar që bëhet gati të zërë zyrat, si trofe i farsës së 30 qershorit.

Nuk është vetëm fati i pjellës pushtetore të 30 qershorit. Një krizë e rëndë ekonomike po përgatitet të gllabërojë Shqipërinë dhe i quajturi Babloku ka nevojë për një unitet të pazakontë rreth vetes. Halli që do të vijë duhet të përballohet me heshtje dhe me amnezi të përgjithshme, njësoj siç ndodh në trurin tonë, kur s’duam të kujtojmë ndonjë të pabërë apo ndonjë dhimbje nga e shkuara.

Prandaj, duket se “deep state”-i po i merr masat për një pastrim territori, jo vetëm në shkallë kombëtare, por mundësisht edhe rajonale. Përderisa ka vetëm indicie, s’po e përfshijmë qysh në fillim Ramush Haradinajn në listën e të spastruarve, edhe pse Edi Rama na i shtoi dyshimet, teksa duartrokiti me një gëzim të lig ftesat që nga Haga kishin mbërritur për disa nga figurat qendrore të ish-UÇK-së (çuditërisht jo për shefin e saj politik Hashim Thaçin).

Por në hartën e madhe të Deep State-it janë lista me politikanë që po prishin punë, me gazetarë që s’u rri goja rehat dhe me biznesmenë që s’po mësohen me rregullin e pashkruar se s’bëhet biznes po s’u lye qerrja e klikës. Ngjashmëria e fletëthirrjeve të Hagës me ligjërimin e “deep state”-it të Edi Ramës për fletëthirrjet e SPAK vetëm për ata që po kundërshtojnë sundimin e Ramës është mbresëlënës. Një antipastë të listës e kemi pasur këtë javë me linçimin me urdhër që Kuvendi i Shqipërisë dhe Bordi i Bankës së Shqipërisë i bënë në unison Arben Malajt.

Njoftimet e reja flasin se “deep state”-i po bën një rishikim të oligarkisë nëpër televizione, pasi megjithëse kontrolli mbi sektorin ishte ruajtur, kishin dalë kohë pas kohe disa zëra që ia kishin çoroditur mendjen njerëzisë dhe prishur qetësinë kryeministrit. Emisionet e debatit do të futen në një “veting” nga “deep state”-i dhe njësoj si me vetingun e gjyqtarëve, do të verifikohet se do ta meritojnë t’i mbajnë emisionet e tyre veç ata që janë sjellë mirë, apo edhe ndonjë që është sjellë keq, por që e ka nisur kthesën që në qershor e premton se do ta ruajë sjelljen e mirë edhe pas shtatorit.

Edhe kërcënimet e Edi Ramës ndaj biznesit nuk kanë lidhje me performancën e keqe tatimore, pasi po të ishte për krahasimin e vrimave të zeza të buxhetit, do duhej të shkarkohej drejtori i doganave, se e kishte zullumin më të madh, e jo ai i tatimeve, që i shkreti mbeti si ufo në zyrë, por s’duket se e përkeqësoi për keq performancën, edhe ashtu mjaft të keqe të tatimeve. Ato kërcënime kanë lidhje me një “veting” të ri, gati njëfarë shpronësimi që “deep state”-i i Ramës planifikon ndaj zërave të pavarur të biznesit. Çfarëdo hapësire autonome do të merret dhe do të futet nën sovranitetin e oligarkisë pranë kryeministrit. Aty pasuria do të jetë më e sigurtë dhe më e arritshme, nëse do të lindë nevoja për ndonjë “transferim” të mbramë. Vetingu ndaj biznesmenëve është bërë jetik për klikën, pasi s’ka më asnjë hapësirë se ku mund të jepen koncesione të reja apo biznese me kapar.

Presidenti i republikës foli për “deep state”-in e Sorosit në Shqipëri, por mirë është të mos i shqetësojmë madhëritë e spekulimit, kur “deep state”-i është këtu, është i Edi Ramës, dhe po përgatitet për një mësymje finale mbi institucionet e fundit të mbetura në këmbë. Opozita politike, segmente te medias, segmente të biznesit dhe zëra të pavarur nga bota akademike po qendrojnë ende dhe ndaj këtyre është turrur “deep state”-i i Edi Ramës. Mësymja e “deep state”-it është në stacionin final dhe nëse kjo mësymje nuk do kundërshtohet me mjete të ngjashme, pamja e opozitës parlamentare, sa qesharake, aq edhe e paguar, do të jetë imazhi edhe për median shqiptare, edhe për profesoratin, edhe për biznesin. Do të jetë gjithçka fake, ose një levë në listë-pagesën e kuadrovikut të Edi Ramës.

Modifikuar më Diel, 21 July 2019 22:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...