“Nuk i kërcet fare”! Ish-ministri, Ramës: Kujto çfarë bëre në fillim të vitit

Diel, 28 July 2019 16:45

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për aksionin kundër informalitetit, që ka nisur prej disa javësh dhe po bllokon të gjitha bizneset që kapen duke abuzuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se kryeministrit Edi Rama nuk i kërcet fare për konsumatorin apo për biznesin.

Ish-ministri ndalet te rasti i fundit i publikuar nga Rama, në të cilin shfaqej një hotel i bllokuar, duke u shprehur se ai u fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha në mënyrë antikushtetuese.

Postimi i plotë i Manjanit

“Udhëheqësi i lavdishëm ka nxjerrë një foto hoteli të bllokuar, për medemek taksat e papaguara.

Është me vend të rikujtojmë se në fillim të këtij viti, në mënyrë haptazi anti kushtetuese ju fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha, që i kishin arkëtuar atë para në kurriz të konsumatorëve prej vitesh.

Kush e dëmton më shumë konsumatorin një hotel që mezi bëhet gati të punojë një muaj në verë, apo një kompani e madhe shërbimesh që punon 365 ditë?!

Dhe flet për drejtësi e barazi para ligjit! Nuk është se nuk kupton atë që bën. E bën sepse nuk i kërcet fare as për konsumatorin e as për bisnesin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...