Lëmosha e librit

Hënë, 02 September 2019 13:19

Nga Luçiano Boçi

…Lajmi se do të shpërndahen libra falas të përdorura, doli nga zemra e dheut dhe goja e Ministres, rrodhi nëpër dejt e thella deri te gjymtyrët e mpira të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s’kanë me ç’ka të mbajnë frymën....
E përshtata këtë pasazh migjenian, për të denoncuar turpin e shtetit që i bie gjoksit me libra falas të përdorur, për fëmijët e këtij vendi të mbushur me motive migjeniane.
Kjo është lëmosha e Ramës dhe e Besës për fëmijët tanë që këta i rrëmbejnë të ardhurat e familjes, i rrëmbejnë pronën publike, i rrëmbejnë të ardhmen.
Dhe kjo për turpin e këtyre që s’kanë turp, reklamohet sikur të ishte bamirësia perfekte.
Vetëm 22 milionët e eurove që Rama grabit për një km rrugë, do mjaftonin për dhënien falas të gjithë librave për arsimin parauniversitar.
Por sigurisht Rama dhe Besa nuk mund ta bëjnë.
Ata tallen modernisht me videomesazhe me varfërinë klasike të shqiptarëve.
Fëmijët që do t’i marrin këto libra, e fillojnë vitin me brengën e pamundësisë për të pasur “shokun” (librin) e vet me vete. Brenga është dyfishe sepse dhe këtë do duhet ta dorëzojnë.
As më shumë as më pak si dikur, kur shumica e fëmijëve vishnin këpucët e vëllait më të madh, ose bluzën e përdorur, pa shijuar gjënë e re për shkak të varfërisë.
Ata që i kishin do humbasin kujtimet e papërsëritshme të fëmijërisë.
Të vetmit që ngazëllehen nga kjo histori, janë Besa e videomesazhit dhe Rama i krimit, i korrupsionit i dhunimit të sotmes dhe të ardhmes së fëmijëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...