Për të çmendurën E.’/ Pasi nxorre me këpucë të kuqe doganat, tani po nxjerr me drita të kuqe ekonominë

Tuesday, 03 September 2019 19:53

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka lënë një shënim për Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, të cilën e cilëson e çmendura E., e cila sipas tij u zhyt edhe njëherë sit në llumin e shpifjes, me shpresë se do të largojë sadopak vëmendjen nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:

‘Të çmendurit, për t'i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t'i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:

1. Ligji nr.51/2019 dhe Kontrata Koncesionare për segmentin rrugor "Porti i Jahteve – By-pass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas ofertës vlera totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve vlera do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në.

Çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

2. Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren, ashtu si dhe kontrata Orikum-Dukat janë propozuar, hartuar nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit.

Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim aministimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.

Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t'i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare.’-shkruan Blushi.

Modifikuar më E mërkurë, 04 September 2019 11:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...