Filloi punë parlamenti i “Pazarit të Milotit”

E mërkurë, 04 September 2019 11:20

Parlamenti nisi dje sesionin e ri, pas pushimeve të gjata të deputetëve në resortet e huaja turistike. Sesionet e reja të Kuvendit janë të rëndësishme pasi përcaktojnë ngjarjet më kryesore të kalendarit politik për një vend, siç janë ligjet apo reformat. Por nuk është ky rasti kur një Parlament përcakton mënyrën e sjelljes së politike në Shqipëri. Që nga muaji shkurt i këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë e ka humbur peshën politike dhe rëndësinë që ka institucioni kryesor vendimmarrës. Djegia e mandateve të opozitës i hoqi mazhorancës së PS fasadën e fundit të një qeverisje normale. Zëvendësimi i deputetëve të zgjedhur të opozitës me të rinj nga lista në bazë të pagesave, blerjeve, presioneve dhe korrupsionit, e ktheu këtë institucion në një kopje të “Pazarit të Miloti”. Deputetët e rinj të “opozitës” u blenë nga PS-ja dhe pazari vijon ende me blerje votash për ligje, koncesione.

Ndaj dhe dje nuk u mblodh Parlamenti për sesionin e ri, por u hap sezoni i ri i “Pazarit të Milotit”. Në sallë ishin deputetët të Partisë Socialiste dhe deputetët e tjerë që se kush ua ka mbushur mendjen që të thonë se përfaqësojnë “opozitën”. Në fakt, një pjesë e tyre e kuptojnë se nuk përfaqësojnë më as veten në atë sallë, por janë vetëm disa shtojca të PS. Që janë pjesë e PS e tregon edhe fakti se në votimet e kaluara kanë votuar njëlloj si deputetët e PS. Madje dhe kur nga PS ka pasur qëndrime kundër qeverisë për ndonjë ligj, “opozitarët” e rinj kanë votuar më shpejtë sesa socialistët e bindur. Kjo lloj opozitë nuk përbënë as rrezikun më të vogël për Edi Ramën, përkundrazi sjellje e tyre prej kamikazi kërcënon çdo zë të arsyeshëm kritik brenda PS. Sepse në momentin që dikush mendon të thotë ndonjë fjalë kundër Ramës, “opozitarët” e rinj janë gati të kalojnë me PS për të shtrënguar radhët rrotull Edi Ramës.

Parlamenti ka rënë moralisht që në muajin shkurt dhe hapja e sesionit dje vetëm sa e vërtetoi këtë gjë. Nga fjalimet që u mbajtën dje kuptohet se përfaqësuesit e institucionit më të rëndësishëm në Shqipëri aq që e kanë idenë se në çfarë kolapsi është futur vendi. Institucionet e kanë rënë, pasi në 30 qershor qeveria bëri dhe aktin e fundit të vrasjes së një demokracie duke hyrë në zgjedhje vetëm. Një parti dhe një njeri kontrollon gjithë shtetin dhe pushtetet duke tejkaluar dhe skenarin me të keq të autoritarizmit. Korrupsioni dhe koncesionet si formë e re grabitje janë kthyer modelin e vetëm qeverisës. Ndërsa integrimi në BE, një nga prioritet e klasës politike në 30 vjet, është harruar dhe nuk është me në axhendën e kësaj qeverie dhe as këtij parlamenti.

Në këtë krizë të jashtëzakonshme, nga zyrtarët e lartë të PS nuk ka qoftë e dhe një zë të arsyeshëm. Taulant Balla, numri dy i PS dhe njeriu që flet vetëm pasi merr SMS nga Rama, dje nuk dha asnjë shenjë se situata kaotike do të ndryshojë. Me të njëjtën gjuhë si të kryeministrit, Balla e cilësoi si sukses punën e këtij pseudo parlamenti. Ndërsa çështjes kryesore që ka të bëjë më mënyrën sesi do të sillen me opozitën reale jashtë Kuvendit. I vetmi lëshim që bën PS është ai i dhënies së një karrige bosh për opozitën reale në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo që nga PS quhet lëshim në fakt është një tallje e radhës. Sepse bëhet fjalë vetëm një karrige në komisionin e mbledhjeve të reformës, pasi miratimi i saj në Kuvend do të bëhet nga deputetët e PS dhe deputetët e “Pazarit të Milotit”. Ky qëndrim i PS do të thotë se kriza e nisur prej kohësh do të vijojë edhe më e fortë këta muaj që vijnë.

Ndërkohë misionin e këtij parlamenti dhe kësaj mazhoranca, më mirë se kushdo e ilustron gafa e sinqertë e Rudina Hajdarit, drejtueses së deputetëve të “opozitës” së re, ku tha se: “Ne do të vijojmë të përçajmë gjithë Shqipërinë”. Edhe pse gafë, në fakt tregon atë që po bën ky Parlament prej muajsh.

Modifikuar më E mërkurë, 04 September 2019 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...