Shqipëria sistemi bolshevik modern në Europë

E mërkurë, 04 September 2019 18:54

Nuk kemi ndërmend këtu ti japim askujt leksione mbi bolshevizimin pasi është një sistem të cilin shqiptarët për numër popullsie dhe për kilometër katrorë e vuajtën më shumë dhe me egër se çdo komb tjetër në Europën e pas lutës së dytë botërore. Leksione kanë dhënë shumë, por popujt janë ata të cilët atë dogmë të neveritshme e panë 50 vjet se çfarë ishte në realitet. Kryevrasësi i shqiptarëve Enver Hoxha që ne të gjithë regjimin e tij vrau vetëm shqiptarët, mori të gjitha pushtetet duke mënjanuar të gjitha hapësirat që mund të konsideroheshin sadopak demokratike dhe askush nuk e kuptoi në fillim, madje ndërkombëtarët e licencuan regjimin e tij ne vitin 1945. 

Se çfarë po jetojmë në këto vite të regjimit të sektit të Rilindjes nuk ka asnjë ndryshim me përjashtim të skuadrës së pushkatimit dhe komisionit të dëbim-internimeve. Sulmi i turpshëm dhe angazhimi i të gjithë bandës së Ramës në qeveri, parlament dhe media ndaj presidenti të Republikës është akti i fundit i grushtit të shtetit të nisur që me Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota. Në kushtet e shekullit të 21, shqiptarët po jetojnë një regjimi bolshevik modern. Një njeri i vetëm ka gllabëruar të gjitha pushtetet qendror dhe lokal, parlamenti ka vetëm një ngjyrë, drejtësia është dëmtuar edhe më shumë ndarja e pushteteve pasi kjo reformë që duhej të niste me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike u minua nga ky njeri bashkëpunimi me opozitën.
Të gjithë njerëzit e zgjedhur në institucionet e kësaj reforme kanë ngjyrën mavi siç i ka lyer Rama. E Gjithë reforma e mavijosur dhe i ka dhënë një goditje te fortë konceptit bazë mbi të cilin ndërtohet demokracia e ndarjes së pushteteve. Kishte mbetur vetëm institucioni i presidentit dhe situata është tragjikomike. Njeriu që akuzohet për trafik drogë, për bashkëpunim të qeverisë së tij me krimin e organizuar, për blerje votash me paratë e ardhura nga fondi i veçantë i bashkëpunimit me kartelet e drogës në Amerikën Jugore, njeriu që me 30 qershor goditi themelin e demokracisë që janë zgjedhjet pluraliste dhe i bëri njëpartiake, me disa mediokër dhe hajdutë votash të provuar kërkon të hetojë presidentin e Republikës. Edhe Enveri atëherë gjente disa injorantë dhe mediokër me 4 klasë shkollë nga malet e veriut apo jugut, dhe i bënte oficerë në sigurim, ushtri mjelset e lopëve i bënte anëtare të Byrosë Politike. Është i njëjti stil bolshevik, sulm i pacipë nëpërmjet skuadrave të pushkatimit që sot janë mediat e tij ndaj çdo zëri dhe force elitare dhe sigurisht që bolshevizmi modern kërkon ulsinjë “modernë” dhe mjelëse doganash si anëtarë të bandës së Rilindjes dhe byrosë së saj politike.
Europa nuk mund të rri më të vëzhgojë instalimin e bolshevizmit modernë në Shqipëri.

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 11:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...