Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq

Premte, 06 September 2019 12:00

Dy ditë më parë, OSBE/ODHIR nxorri raportin përfundimtar lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Sipas këtij raporti, zgjedhjet në vend janë shoqëruar edhe me shkelje sa i’u përket të drejtave të votuesve duke cituar se ata kanë pasur presione për të marrë pjesë në votime, dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në një situatë ngërçi dhe polarizimi politik, duke bërë thirrje ndaj palëve poltike për dialog.
Ndërsa ditën e sotme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Genc Cakaj në një dalje për mediat, ka folur për këtë raport, duke përmendur në veçanti vetëm pikat ku OSBE ka folur për opozitën.

Ministri, që është gjithandej zëvendës i Edi Ramës edhe sot doli ne ketë rol, është shprehur se raporti është më shumë kritik për opozitën dhe se paporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme.

Cakaj e cilëson procesin zgjedhor në Shqipëri të rregullt dhe demokratik. Sipas ministrit, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kanë qënë vetëm zgjedhje demokratike, por vendosje e një shembulli të pakthyeshme.

Gjithashtu, Cakaj ka thënë se pjesëmarrja e 30 qershorit është më e lartë se në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

“Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa degjelitimim i qasjes qeverisë në përgjithësi apo i procesit zgjedhor.”. Raporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme. Duhet një rifillim i një dialogu politik.”

Gjithashtu, Cakaj ka thënë se nuk i takon atij të interpretoj deklarata politike.

Modifikuar më Premte, 06 September 2019 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...