Arta Marku, gënjeshtra fshati

Saturday, 07 September 2019 11:25

Pas 30 viteve tranzicion askush nuk ka mohuar faktin që sikundër në shumë sektorë edhe drejtësia duhej t’i nënshtrohej një reforme të pastër, të vërtetë, me pjesëmarrjen e të gjithë forcave politike, dhe me një konsensus të gjerë për të mos dëmtuar nesër të ardhmen jo vetëm të këtij sistemi, por edhe të gjithë jetës në vend.

Reformën në Drjetësi si koncept nuk e ka kundërshtuar askush, as si kërkesë e kohës, as si kërkesë e sistemit. Por askush nuk mund të  imagjinonte që në kushtet e një vendi me një sistem pak e shumë demokratik, ekzekutivi të merrej me rregullmin e një pushteti tjetër kur parimi themelor i demokraicisë dhe shtetit të së drejtës është ndarja e pushteteve. Por në momentin që sekti i rreziksihëm i Rilnjdjes, me në krye Ramën, mori përsipër të bënte këtë reformë, nga sa shohim deri tani, ka të drejtë Presidenti i Republikës, kur tohtë “ramaformë”. Rezultati i parë dhe si akti i parë që goditi reformën ishte zgjedhja e Arta Markut Prokurore e Përgjithshme. Me 69 vota e përzgjedhura e Ulësi Manjës, u zgjodh kryeprokurore dhe filloi detyrën me një andikap shumë të madh, ishte masha e Rilindjes për të goditur konsenusin e parlamentit për çështjen e reformës në drejtësi.

Kur bëhet fjalë për poste të tilla, staturat e njerëzve dhe kubatura e tyre që zgjidhen për këto poste, duhet të jetë e atillë që të mos spikasi mediokriteti, inferioriteti, shërbesa e pacipë e cila të çon në shkelje qoftë edhe atyre pak thërrimeve rezultat që ke pasur në karrierë.  Këtu nuk po bëjmë fare analizë personale por poste të tilla përmbajnë brenda edhe analizën e njeriut që e merr atë. Dhe zonja spikati pikërisht për këto cilësi: shërbesë të pacipë, inferioritet, mediokritet, fshehje të krimit të sektit që e emëroi, dhe tani na bazë të kubaturës së vet, ka filluar me gënjeshtra fshati. Eshtë qesharake dhe mjerane deri në neveri strategjia e Prokurorisë për Kajmak Farmakun e Ramës. Sidomos kjo gënjeshtra e fundit me postën kaprëceu edhe intrigantët e fshatit dhe mizanskenat e Ulësiut që nuk shquhen për fantazi e inteligjnencë dhe i rri kjo gënjeshtër fshati shumë mirë staturës së vet Arta Markut.

Kjo gënjkehtra e fundit e Postës për shenjat e gishtërimnjve, ten jë tjetër zgjedhje kriminale të Ramës, kapërcen kufijtë e bandës së rilnidjes dhe përgjegjësia, ti zonjë e dashur, për këtë mashtrim mjeran, është tek ty dhe vetëm tek ty!/55news.al

Ke shumë shërbesa për të cilat do mbash përgjegjësi, por kjo qesëndi e fundit, megjithë atë transferimit tranzit të dosjes 184, është tragji-komedi ku ti je pjesë e kësaj loje perfide.

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...