“Pse marrëveshja Rama-Basha s’duhet me çdo kusht. Opozita t’u provojë shqiptarëve se nuk ka ngut për karriget”

Premte, 13 September 2019 12:21

AGRON GJEKMARKAJ

Bashkë me gjethet që keputen nga pemët ashtu në tavolinat e Tiranes dhe ekranet e saj bien brram me krye përtokë çdo ditë e natë teori konspiracioni mbi një marrëveshje Rama-Basha! Vendit do t’i duhej një marrëveshje e madhe, emancipuese, luajale që reformon politiken dhe sistemin e që mbi të gjitha do të vinte një gur themeli në ngrehinen e rrenuar të besimit të ndersjelltë për zgjedhje të lira e të ndershme! Në këtë krizë të lebyrtë besimi, opozita dhe pozita nuk kanë të njëjten barrë faji! Kjo e dyta na qeveris prej 6 vitesh! E ushtron këtë detyre permes lidhjeve me boten e krimit, me perfaqesimin e tyre ne parlament dhe pushtet lokal, permes kanabizimit të Shqiperisë, korrupsionit të shfaqur në forma të dukshme dhe të padukshme, propagandës, se fundi me zgjedhje moniste, me paturpesi dhe arrogance veprimi e gjuhe! Në një te tillë kontekst edhe per fajet e veta opozita po mbytej dhe shnderrohej në fasade legjitimuese për fitoret e korruptuara të Edi Rames.

Opozita po shuhej nga jehu i Putinizmit dhe Erdoganizmit shqiptar! Rreth ketij të fundit Qeveria dhe dy eksponente xhonturq të opozites (ndonëse kjo e fundit mund të rrinte bukur mirë në hije) u mallengjyen para një monumenti të nënshtrimit kombetar! Nje akt per të cilin Kryetari i opozites duhet të shprehet! Një gjest i fortë si dalja nga Parlamenti, i cili si maksimum intelektual të vetin ka Elisen pa harrur Gjuzin, bëri të mundur rifillimin e qarkullimit të gjakut në venat e saj që po thaheshin!

Po kaq mos hyrja ne zgjedhjet lokale i sherbeu asaj per të legjitimuar gjithesa kishte pretenduar mbi aksionin e Rames me zgjedhjet! Kryeministri nuk zhgenjeu! Ai perseriti vetveten duke realizuar me 30 qershor një maskarade të denje per çdo juntë! Raporti i OSBE-ODIR ja bëri fertele gjithesa! Lideri i opozites kishte te drejte kur tha qe raporti ju njohu per merite socialisteve qe nuk u rrahen me njeri-tjetrin me 30 qershor!

Po keta se njohin marren e vazhdojnë të thonë jemi lart, jemi mirë! Nuk i doli llogaria me njerzit! Ata e lanë vetem si nje dordolec te panginjur, nuk e ndoqen nga pas në delirin e absulutizmit! Këtë braktisje ai nuk e mbuloi dot megjithese mobilizoi soj e sorollop! Nje “Kryebashkiak” u dorëhoq, dy të tjerë janë nën akuze të fortë per fshehje dënimesh, fakte keto që çojnë ujë të bollshem në mullirin e opozites! Jeta shoqerore dhe sistemi politik kane nevoje per normalitet! Gjithesa ka ndodhur këtë normalitet e ka rrenuar! Por në thelb ai ishte i rremë dhe i demshem!

Një opozitë fasadë i bën dem vendit dhe ndihmon qeverine ne degradimin e saj! Nëse opozita këtë levizje nuk e ka për qellime taktike, por mbi të gjitha etike s’ka arsye të kerkojë me çdo kusht marrëveshje me Edi Ramen! Nuk ka pse merr seriozisht as zërat e “aleateve” të cilet si “aleat” të Berishes, Nanos, Metes, Berishes perseri, Rames e tani Bashes pa mbeshtetje reale ne elektorat, pa spikame, por tanime si ne dekor kadifeje i zberdhylet kerkojne të rifitojne vendet e humbura e të pamerituara në parlament!

Nëse levizja e opozites ka qenë morale dhe me rezonim interesat e shoqërisë, s’ka pse merr ne konsiderate as zerat e mbytur të ish-deputeteve të saj, shumica e të cileve s’kane influence as te fiset e tyre e jo me ne shoqeri! Po kaq s’ka pse shqetesohet per renkimet e kryebashkiakëve, te cilet nuk jetojne keq! Hall i madh se u humben ca karrige! Nese opozita ka qellim ndryshimin e Shqiperise se pari duhet te ndryshoje vetem se brendshmi dhe kete s’po e ben! Nuk zhduket Shqiperia nese Rama rri Kryeminister edhe nje vit apo dy!

Pse kaq ngut?! Por ajo demtohet rende qe edhe pasi të bjere Rama gjerat nuk do të ndryshonin!

Atehere po! Kesisoj opozita s’ka arsye te beje marrëveshje per te rimarre karriget opozitare! Ajo marrëveshjen duhet ta beje me shoqerine duke ja mprehur asaj shqisat per t’u perballur me Ramen dhe akixhinjet e tij ne zgjedhje te kohshme a te parakohshme! Arroganca e mosndryshimit nën justifikimin e radikalizmit do te jete problemi i madh i opozites! Figurina te nivelit te katert ne kohen e Berishes shume prej tyre qesharak atehere dhe tani, nuk mund te jene te pare tani! Ndryshimi i qeverive nuk eshte ndryshim mekanik njerëzish! Ai duhet te reflektoje nje kompleks nevojash qe vendi ka!

Nguti per marrëveshje pa parime rrezon moralitetin e nje levizjeje qe e riktheu ne jete opoziten! Nese ajo behet, duhet me garanci nderkombetare dhe mbi te gjitha ne driten e diellit e jo te ne ate te zbehten e henes!! Se pastaj refreni te gjithe jane njesoj do degjohet pa pushim! Opozita le t’u provoje shqiptarëve sic ka bere nga shkurti e  ketej se nuk ka ngut per te rimarre karriget personale! Po ashtu qe  Edi Rama mund te rrezohet edhe pa marrëveshje e mbi te gjitha ajo po transformon vetveten qe Rilindja te mos rilinde me! Perndryshe gjithçka eshte nje iluzion, te cilin do ta veshe Edi Rama si kalores qe kaleron ne shkretetire!

Modifikuar më Saturday, 14 September 2019 11:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...