Raporti shpjegues i Presidentit, Ilir Meta për Komisionin e Venecia

Tuesday, 17 September 2019 15:04

Presidenca ka publikuar sot gjithë dokumentet ligjore, të cilat i ka paraqitur para Komisionit të Venecias për anulimin  e datës 30 qershor.

Në një raport shpjegues, Presidenca jep arsyet që sollën në anulimin e datës së zgjedhjeve, si dhe situatën e krijuar në vend nga kriza politike.

Kreu i shtetit paraqet bazën ligjore ku është mbështetur për vendimet që ka marrë duke nisur nga Kushtetuta, Konventat Ndërkombëtare, vendimet e Gjykatës së Strasburgut, si dhe informacionet që ka marrë nga institucionet ligjzbatuese shqiptare.

E gjithë sjellja e Presidentit të Republikës dhe përpjekjet e tij, duke qenë shumë i ndërgjegjshëm dhe për detyrimet që duhen përmbushur veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, kanë synuar shmangien e një konflikti civil, të një procesi të dështuar zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të përmirësuar besueshmërinë e vendit në përmbushjen e kritereve politike në prag të 17-18 tetorit 2019, kur do të merret vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë“,- thuhet ndër të tjera në raporton voluminoz.

Një pikë “e nxehtë”, në të cilën Kreu i Shteti ndalet, është edhe mos hetimi i dy dosjeve të bujshme të shit-blerjes së votave dhe bashkëpunimit të politikës me bandat kriminale, ajo e Dibrës “184” dhe e Durrësit “339”.

Në raport, Meta thekson se drejtësia shqiptare nuk hetoi dy dosjet e famshme dhe nuk çoi asnjë zyrtar para përgjegjësisë, duke thelluar kështu përplasjet politike.  “Nga materialet e publikuara, të rrjedhura në mediet shqiptare dhe ndërkombëtare, dilte në pah një skemë e mirëorganizuar, që lidhte zyrtarë të lartë të PS, përfshirë ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë bashkish, oficerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe nëpunës të tjerë të lartë civilë, të cilët bashkëpunonin me bandat famëkeqe kriminale (përfshirë në trafik ndërkombëtar droge) për manipulimin e rezultatit zgjedhor në favor të PS. Këto të dhëna, edhe pse në dispozicion të Prokurorisë prej më shumë se dy vitesh, nuk i kishin vënë në lëvizje organet hetimore për të kryer veprime të mëtejshme ligjore. Asnjë prej autorëve, përfshirë eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste, nuk u dërguan përpara përgjegjësisë penale”, thuhet në raportin e Presidentit.

Më tej, Kreu i Shtetit thekson se atmosfera u helmua edhe më shumë me përdorimin e gjuhës armiqësore dhe përçarëse nga të dy kampet politike, gjatë komunikimeve të tyre publike, ndërsa protestat e shoqëruan me akte dhune nga protestuesit, si dhe me reagime shproporcionale nga ana e Policisë së Shtetit. “Protestat gjetën mbulim të gjerë mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, për shkak të intensifikimit të përplasjes që po shkonte drejt shpërthimit të një konflikti civil”, shton më tej Presidentit.

Arsyet e Presidentit për zhdekretimin e 30 qershorit

Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku:

1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;

2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.

3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;

4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;

5. Parlamenti humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit;

6. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës;

7. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale prej 18 muajsh;

8. Gjykata e Lartë është jo funksionale;

9. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë të njëanshme antikushtetuese;

10. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore të konsumuara në vitet 2016 – 2017 – Dosjet 184 (Bashkia Dibër) dhe 339 (Bashkia Durrës);

11. Opozita refuzoi regjistrimin si konkurrent zgjedhor për zgjedhjet lokale;

12. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre;

13. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët;

14. Përdorimi i gjuhës armiqësore dhe thellimi i ndasive çoi në rritjen e frustrimit shoqëror dhe emigracionin masiv;

15. Rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit. 16. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës e në vecanti përcaktimin e një date të re gjithëpërfshirëse përvec 30 qershorit;

http://president.al/wp-content/uploads/2019/09/001-RAPORT-SHPJEGUES.pdf

Dokumentin e plotë mund ta lexoni ketu: Raporti shpjegues i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për Komisionin e Venecias 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...