Soros dhe kontrolli deep state në SHBA

E mërkurë, 25 September 2019 09:33

Republikanët në SHBA kanë denoncuar një skandal të rëndë mbi afera korruptive të djalit të ish ZV/Presidentit amerikan Joe Biden. Rudi Guliani, avokati personal i Presidentit Trump u shpreh për Fox News se djali i ish Zv/Presidentit Biden ka përfituar 1.5 miliardë dollarë nga Kina. Nën administratën Obama, “Kina ka blerë postin e Zv/Presidentit të Amerikës. Ai post nuk është i tij, ai i përket qytetarëve amerikanë,” u shpreh ai.

Giuliani hodhi akuza edhe mbi Hilary Clinton e cila kishte përfituar shuma të mëdha parashë gjatë detyrës si Sekretare e Shtetit, dhe denoncoi sesi njerëz të George Soros gjenden në FBI dhe prokurori.

Gjithashtu Giuliani ka bërë publike një aferë korruptive të djalit të Biden në Ukrainë, dhe se vetë Joe Biden ka thënë se, "Unë i thashë presidentit të Ukrainës që nuk do të marrësh kredinë prej 1.2 miliardë dollarësh, po nuk e shkarkove prokurorin." Prokurori ukrainas në fjalë po hetonte djalin e Joe Biden për korrupsion duke marrë 5 milion dollarë që shkuan nga Ukraina në Letoni, në Qipro, të cilat u pasuan me 1.5 miliardë dollarë që hynë në kompaninë e tij nga Kina.

Giuliani shtoi edhe ndërhyrjen e njerëzve të Soros në këtë aferë korruptive dhe sesi ai kontrollon aktivitetin e një “deep state.”

Pas një skandali të tillë të rëndë mbi demokratët Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u shpreh publikisht se do të nisë një hetim zyrtar nëse presidenti Donald Trump, duhet t’u nënshtrohet procedurave të shkarkimit. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët do të shqyrtojë nëse presidenti Trump ka kërkuar ndihmën e Ukrainës për të hedhur baltë mbi ish Zv/Presidentin Joe Biden, i cili garon si kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2020.

Presidenti Trump e quajti iniciativën e demokratëve një “ndjekje shtrigash”.

"Një ditë kaq e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, dhe demokratët me qëllim duhej ta prishnin atë me më shumë lajme me këtë ndjekje shtrigash. A mund ta besoni këtë?"

Komentatori i Fox News, Tucker Carlson u shpreh mbi nismën e demokratëve se “njerëzit që e shitën atdheun tek Kina janë të shqetësuar se Presidenti Trump tradhëtoi Amerikën.”

Kujtojmë se hera e fundit që Kongresi mori iniciativën për shkarkimin e Presidentit ishte në vitin 1998 me Presidentin Bill Clinton i cili jo vetëm që nuk u shkarkua por fitoi edhe më shumë popullaritet dhe u bë edhe më i fortë politikisht. Vetë Pelosi u shpreh para pak kohësh se nisma për shkarkimin e Trump mund t’i sigurojë atij fitoren e mandatit të dytë, por demokratët vendosën gjithësesi të procedojnë. Me këtë lëvizje demokratët duket se po gabojnë rëndë pasi pëlqimi i Trump mund të ketë rritje dhe jo ulje nga procesi i shkarkimit, duke marrë në konsideratë që Senati kontrollohet nga Republikanët dhe pjesa më e madhe e votuesve që tani janë skeptikë ndaj kësaj manovre të demokratëve e cila në zgjedhjet e ardhshme presidenciale mund t’i kthehet në bumerang.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 14:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...