Surreli, vend i shenjtë!

Hënë, 30 September 2019 18:52

Nga Edmond Tupja

U mbush e u tejmbush java qëkur na erdhi për një vizitë të papritur–mysafir e qafir njëherazi–tërmeti, i cili ngjalli një panik të paparë në masën e hallakatur të hallexhinjve të panumërt në këtë trevë të quajtur Republika sizmokratike e Shqipërisë. Qe një tërmet i tërbuar, i cili na kafshoi shpirtin e shpartalluar nga jeta që detyrohemi të bëjmë të rrethuar siç jemi nga keqqeverisja, papunësia, rritja e kostos së jetesës, korrupsioni, prirja emigruese e të rinjve e plot telashe të tjera ekzistenciale.

Me një fjalë, e pësuam tërmetin materialisht e psikologjikisht, si edhe përmbytjet, të cilat, me të drejtë apo pa të drejtë, u vlerësuan nga shumë njerëz si pasoja të tërthorta të tërmetit në fjalë. Sidoqoftë, ajo çka i bëri më tepër përshtypje ish-kolegut dhe mikut tim të vjetër Françesk Armadhi, ishte gjesti i dënueshëm i atyre individëve, dy gazetarë, siç u tha, të cilët, të nesërmen apo të pasnesërmen e tërmetit, hodhën në vorbullën e rrjeteve sociale lajmin e rremë të një lëkundjeje tjetër të pritshme, natën në orën 23:30, me magnitudë të intensitet edhe më të frikshme se e para.

Ky lajm i rremë, që shkaktoi një panik të papërmbajtshëm te popullsia, siç e treguan pamjet televizive sidomos në kryeqytet, ku rrugët u bllokuan nga makinat dhe sheshet, u ngjeshëm me njerëz të tmerruar, e bëri Françesk Armadhin, në tërë madhështinë e mendjes e të gjymtyrëve të tij, të analizonte thellë pasojat e përhapjes së lajmit të rremë dhe të nxirrte, pas impaktit të pësimit, disa mësime në trajtë përfundimesh, që unë, pa lejen e tij, po i bëj publike si vijon:

Së pari, qeveria duhet të nxjerrë një VKM dhe Kuvendi të miratojë një ligj që të penalizojë gjithë përhapësit e lajmeve të rreme të cilët mund të sjellin pasoja të mynxyrshme në nivel kombëtar, madje edhe në rang qarku, qyteti apo fshati.

Së dyti, Ministria e Arsimit lypset të përfshijë në kurrikulat e programet e shkollave nëntëvjeçare një lëndë, të veçantë ose si pjesë të rëndësishme të edukatës qytetare, lidhur me mënyrën se si duhet të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore, veçanërisht kur ato na kapin në befasi. Së treti, bashkitë dhe komunat, në bashkëpunim me ekipe sizmologësh, gjeologësh e gjeografësh, duhet të përcaktojnë zonat e juridiksionit të tyre, që janë më të sigurta në raste tërmetesh, përmbytjesh apo shtrëngatash me rrufe, ku njerëzit e stresuar, e sidomos të përfshirë nga paniku, të gjejnë strehë dhe ekipe psikologësh të aftë për t’i qetësuar ata.

Lidhur me këtë pikën e fundit, Françesk Armadhi sqaron se, meqë për shkak të tërmetit dhe të lëkundjeve dytësore në vijim të tij, ministrat, vetë Kryeministri dhe Presidenti ynë nuk patën asnjë pasojë në rezidencat si edhe në vendet e tyre të punës, meqë zonat e sapopërmendura nuk bëhen kurrë objekt përmbytjesh e shtrëngatash me rrufe, me anë të një VKM-je apo dekreti, ata duhet t’u bëjnë të ditur njerëzve se, pikërisht në raste tërmetesh, përmbytjesh e shtrëngatash, banorët e trembur për vdekje mund dhe duhet të vijnë e të qëndrojnë sa më pranë rezidencave dhe zyrave të ministrave, sa më pranë Kryeministrisë, sa më pranë Kuvendit, sa më pranë Presidencës, sa më pranë Pallatit të Brigadave.

Madje, meqë njihet botërisht për bujarinë dhe mikpritjen e tij legjendare, Kryeministri Rama mund dhe duhet t’u rekomandojë të paktën banorëve të Tiranës t’u hipin makinave e t’i shkojnë atje ku banon ai, në Surrelin madhështor, ku tërmetet thuajse nuk ndihen, ku nuk ka përmbytje, madje ku nuk bien rrufe; kjo, të nderuara lexuese e të nderuar lexues të kësaj rubrike, mund t’ju duket e pamundur, por Françesk Armadhi ju siguron që Namik Arvogli, një krushk i tij, që ka banuar ca vite rresht në afërsi të Surrelit, iu betua se është e vërtetë: në zonën ku shtrihet e zvarritet madhërisht rezidenca e kryeministrit Rama, për arsye ende të panjohura nga shkenca, asnjë rrufe nuk guxon ose nuk dëshiron të bjerë. Ç’mrekulli!

I mahnitur nga kjo dukuri, ish-kolegu dhe miku im i vjetër Françesk Armadhi është i bindur se pasi Edi Rama të ketë shkuar në parajsë, rezidenca e tij e magjishme në Surrel do të shndërrohet në vend të shenjtë, por mua diçka më thotë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti në të gjallë të Kryeministrit tonë kryelartë e të pazëvendësueshëm dhe se, kur të kemi hyrë në gjirin qumështëmbël të Bashkimit Evropian, nga mbarë vendet e këtij do të derdhen drejt Surrelit me brohorima e lëvdata turma të panumërta pelegrinësh admirues të Zeusit tonë Kombëtar, tempullit të të cilit në Surrel rrufetë do t’i largohen ndër shekuj si Djalli nga temjani. Rrjedhimisht, banorët e këtij vendi të shenjtë dhe, pas atyre, gjithë shqiptarët do të thonë proverbialisht “Nuk bie rrufeja në Surrel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...