Hetimi për shkarkim, reagon ashpër Donald Trump: Është një grusht shteti!

E mërkurë, 02 October 2019 15:28

Presidenti Donald Trump kritikoi hetimin për shkarkimin e tij duke e quajtur atë një “grusht shteti”. Komentet e tij vijnë ndërsa krerët e disa komisioneve në Dhomën e Përfaqësuesve kanë akuzuar sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për bllokimin e përpjekjeve të tyre për të mbledhur dokumente dhe intervistuar dëshmitarët.

“Çdo ditë e më shumë po arrij në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një hetim për shkarkim. Ky është një grusht shteti i planifikuar për t’ia hequr fuqinë e popullit, të drejtën e tij për të votuar, lirinë e tij, amendametin e dytë të kushtetutës, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat që ia ka dhënë zoti si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruante zoti Trump në një postim në Twitter.

Demokratët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve po vazhdojnë me hetimin për të parë nëse mund të ngrejnë zyrtarisht akuza për shkarkimin e zotit Trump, bazuar në parimin kushtetues që largon zyrtarët që angazhohen në akte “tradhtie, marrje ryshfi, apo krime të tjera të mëdha, e kundërvajtje”.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit pritet të takohet të mërkurën me stafin e komisioneve të Mbikëqyrjes, Punëve të Jashtme e Zbulimit të të dyja dhomave të Kongresit për të diskutuar mbi dokumentet që ligjvënësit kanë kërkuar ndërsa hetojnë telefonatën e muajit korrik mes Presidentit Trump dhe homologut të tij të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Komisionet e Zbulimit, Mbikëqyrjes dhe Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dëgjojnë të mërkurën dëshminë e ish-ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch, por seanca u shty për javën tjetër. Ndërkohë të enjten ish-i dërguari amerikan në Ukrainë Kurt Volker pritet të dëshmojë përpara këtyre komisioneve.

Zhvillimet vijnë pas ankesës së paraqitur nga një informator në të cilën ai shpreh shqetësimin se zoti Trump po kërkonte ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2020 duke i kërkuar Ukrainës të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden. Por zoti Trump ka thënë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe gjatë diskutimet që ka patur me zotin Zelenskiy./VOA

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 18:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...