“Edi Ramës vetëm çorapet i bëjnë 10 mijë euro…”

Premte, 04 October 2019 08:50

William Argeros, një amerikan 61-vjeçar që pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012, u dënua me katër muaj burg në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të hënën më 30 shtator, pasi kishte pranuar fajin në vitin 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij donte një foto me Obamën.

Rama nuk u lejua të merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, por pati mundësi të bëjë një foto me ish-presidentin Obama. Argeros shpërtheu në lot para vendimit dhe i tha gjyqtares, “unë jam i turpëruar dhe marr përgjegjësi të plotë për çfarë kam bërë,” shkruan Associated Press.

Ky zhvillim është diskutuar dhe në studion e emisionit Opinion, ndërsa analistët kanë qëndrime të ndryshme.

Armand Shkullaku: Për foton, unë nuk e di nga kanë ardhur lekët. Drejtësia amerikane thotë që fondet kanë ardhur nga larg. Unë nuk e di, dhe nuk mund të them që Edi Rama qëndron pas kësaj pagese. Edi Rama ka thënë sot që ka marrë pjesë në këtë takim, ka mohuar që të ketë paguar gjë. Ajo që më bën përshtypje është se Edi Rama e ka kërkuar këtë foto. E ka bërë për ta përdoru në fushatë, kjo nuk është strategji marketingu. Por marketingu shqiptar… Nëse i hetojnë amerikanët unë jam i bindur që del e vërteta.

Alfred Peza: Kjo është një histori e vjetër. Drejtësia ka hetuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dënuar personat përkatës. Në asnjë rast të vetëm nuk e ka thënë që Edi Rama është përfshirë. Ndërkohë shefi i opozitës shqiptare është duke u hetuar nga SHBA për lotime të paligjshme, ndërkohë që ka dhe një hetim në Shqipëri.

Mark Marku: Për këtë rast policia nuk ka ngrit çështje hetimore. Ky është testi i dytë zyrtar për prokurorinë shqiptare. 80 mijë euro, unë që s[marr vesh fare nga firma, 80 mijë euro i harxhon në ditë për veshjet. Çorapet i bëjnë nja 10 mijë euro. Ky është testi i dytë pas Tahirit.

Rama vizitoi Shtetet e Bashkuara në tetor 2012, pak para zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit të atij viti. Fotoja që ai pati me Obamën gjatë një takimi për mbledhje fondesh u reklamua gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë së dorëzuar në gjyq në vitin 2016, Argeros pranoi se në shtator 2012 ai lehtësoi transferimin e 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj tek Bilal Shehu- një qytetar amerikan me banim në Nju Xhersi.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Shehu i dorëzoi paratë në komitetin e autorizuar të ngritjes së fondeve-në përpjekje për të fshehur origjinën e parave si dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e një shtetasi të huaj në aktivitetin e datës 8 tetor 2012 në San Francisko.

Argeros pranoi gjithashtu se u kishte dhënë këshilla individëve të huaj mbi mënyrën e transferimit të parave si dhe të dorëzimit të tyre në komitetin e mbledhjes së fondeve. Ligjet federale u ndalojnë shtetasve të huaj të bëjnë donacione për kandidatët amerikanë apo komitetet e ngritjes së fondeve gjatë fushatave elektorale.

William Argeros është personi i dytë që pranon fajin lidhur me donacionin e paligjshëm të 80 mijë dollarëve, që dyshohet se u pagua për realizimin e një fotografie të presidentit amerikan, Barack Obama me kryeministrin Edi Rama, asokohe në opozitë.

Në 29 qershor, Bilal Shehu pranoi gjithashtu fajësinë në transferimin e 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj drejt komitetit të mbledhjes së fondeve për fushatën presidenciale të vitit 2012 dhe u dënua me kusht./ Opinion.al

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 10:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...