Kryeministri Rama gjen edhe armikun e jashtëm për negociatat: Holanda!

E mërkurë, 09 October 2019 15:40

Kryeministri Rama sulmoi sot nga parlamenti qëndrimin e Holandës, pasi sipas tij po na përdorin për luftën e brendshme politike që ata kanë mes tyre.

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me disa vende siç është dhe Holanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin hollandez keni parë sesi e gjithë çështja e Shqipërisë është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Pra kryeministri shqiptar e gjeti fajtorin, është Holonda! Ndërkohë pasi ka sulmuar armiqtë e brendshëm, PD dhe LSI, si shkaktarë të mundësisë për “jo” të hapjes së negociatave me BE, kryeministri sulmoi edhe parlamentin hollandez.

Përveç Gjermanisë e cila vendosi që pasi të plotësohen 9 kushtet, atëhere mund të fillojnë bisedimet, rezerva ka edhe Franca, përveç Holandës e cila e tha “jo” akoma pa ardhur 18 tetori.

Sipas kryeministrit qeveria shqiptare dhe ai nuk kanë asnjë faj në plotësimin e kushteve për në BE!

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar opozitën shqiptare se me sjelljen e saj ka përcaktuar dallimin që ekziston sot brenda vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket qasjes që kanë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në foltoren e Parlamentit, Rama tha: “Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në një gjykim të përgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të agjendës së tyre. Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar në një pjesë të madh edhe dallimin midis dy vendeve, dhe ka të bëjë me qasjen e opozitës atje dhe qasjen e opozitës këtu. Flas për opozitën që nuk është këtu dhe dogji mandatet vetëm për të bllokuar hapjen e negociatave.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...