Lleshaj i abuzuari i Rilindjes

Diel, 13 October 2019 20:33

Nën urdhrat politikë të kapos së Rilindjes, kësaj organizate kriminale, Sandër Lleshaj si një anëtar i saj ka guxuar sërish të urdhëroj ndalimin e protestuesve të Unaza e Re për ta vazhduar sërish sot më të tjera banorë të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës mes tyre dhe simbolin e protestës, ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.

Është ky një veprim i ulët i një njeriu që di veç të zbatoj urdhra, të jetë kamikazë, të jetë i vullnetshëm për të kryer të tilla akte servilizmi për shefin, vetëm e vetëm të gëzojë detyrën e Ministritë të Brendshëm mbi gjakun e shqiptarëve. Sandër Lleshaj tashmë është ministri simbol i dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë dhe prej muajsh këtë e ka treguar mësë miri në protestat e opozitës. Është ky ministër që urdhëroi shkeljet e rënda (pasi nëse nuk do të donte ai nuk do të ndodhte) të përdorimit të gazit mbi popullsinë, gazë për luftë që nuk preku vetëm protestuesit por dhe qytetarët kalimtarë në rrugë, ata që ishin ulur në baret e Tiranës dhe ku gazi depërtoi deri tek shtëpitë e tyre.
Sikurse dhe herën e parë, sërish sot LLeshaj i abuzuari i Rilindjes urdhëroi  arrestimin e Klevis Balliut, një akt ky krejt i paligjshëm. Lleshaj është përdorur aq shume nga Rama e Rilindja por kur të jetë një shtet serioz ky thashethemexhi kapanonesh dhe kapter nuk do përgjigjet vetëm për helmimin e popullsisë me gaz, por për çdo akt dhune të tij. Sandër Lleshaj do të akuzohet për shume e shume e shume çështje te tjera te dhunës dhe do flaket me keq se Tahiri i drogës. Redaksionale

Modifikuar më Hënë, 14 October 2019 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...