Në tendera me gishtin e Boschardit

Hënë, 14 October 2019 18:44
Nga Klodian Tomorri /
 

Thonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron asnjëherë. Drejtorët e Rilindjes funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Sapo shkarkohet njëri se ja jep tenderin ofertës më të lartë, tjetri në radhe bën të njëjtën gjë.

Pas rrugës, Kardhiq-Delvinë dhe Unazës së Tiranës, rasti më i fundit është tenderi 3.8 milione euro për fazën e dytë të Lungomares, në segmentin nga Fusha e Sportit deri tek Uji i Ftohtë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlores, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit.

Por Fondi shqiptar i zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Skema është identike me Kardhiqin dhe Unazën. Skualifikohen ofertat më te ulëta me pretendimin se nuk përmbushin kriteret teknike dhe tenderin e marrin kompanitë me çmimin më të larte. I vetmi ndryshim është institucioni prokurues, këtë herë jo Autoriteti Rrugor Shqiptar, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kjo administratë ka një rekord të pasur me tenderat fiktiv, të paracaktuar. Një pjesë e madhe e tenderave të mëdhenj bëhen vetëm me një ofertues real, ndërsa ofertat e tjera janë fiktive, që shërbejnë si koperturë për të legjitimuar garën.

Kur në ndonjë rast kompanitë besojnë se do të ketë me të vërtetë garë dhe garojnë seriozisht, atëherë institucionet përdorin planin B për të shpallur fituese kompaninë që duan. Këto janë kriteret teknike.

Përdorimi i kritereve për të skualifikuar ofertat e ulëta dhe paracaktuar fituesin e tenderave është pranuar dhe nga vetë Agjencia e Prokurimeve. Në shumë raste madje, kriteret i harton vete kompania qe është paracaktuar si fituese.

Ndaj ne shume prokurime mund të gjesh kritere të çuditshme si pasja e një vinçi që peshon X ton, apo pasja e 257 punonjësve.

Këtë radhe kriteret e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duan fituese kompaninë Fusha në tenderin e Lungomares. Fundja drejtori i Fondit të Zhvillimit vjen nga radhët e Bashkisë së Tiranës dhe ndoshta i njeh mirë kapacitetet teknike të kompanisë Fusha. Por a është i drejtë ky vendim? Fjalën e fundit do ta thojë Komisioni i Prokurimit.

Por derisa Komisioni të thojë fjalën e tij, tradita u konfirmua sërish. Edhe këtë herë, oferta më e leverdishme për qytetarët, ajo qe u kursente atyre 200 mijë euro, u shpall sërish e pavlefshme. Dhe nëse merr vetëm 3 tenderat e fundit në infrastrukturë, Kardhiqin, Unazën dhe Lungomaren, në total bëjnë 5 milionë euro, që mund t’u ishin kursyer qytetarëve, por që u tretën në llogari formale dhe të fshehta. Me 5 milionë euro ndërtohet një rrugë e mirë fshati, dy shkolla dhe një pavion i madh spitali.

Në këtë pikë mbase i duhet bërë një pyetje qeverisë.

A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët?

Apo gishtin e Boschardit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...