Kodi i prishur dhe filia personale serbe e Edi Ramës

Saturday, 02 November 2019 15:19

Nga Bujar Nishani

Kodi që mban në ekuilibër çdo shoqëri, çdo shtet (pavarësisht madhësisë), njerëzimin në tërësi është prishur në Shqipëri. Pavarësisht se një vend brenda Evropës, në kuptimin gjeografik por edhe kulturor deri diku, pavarësisht se një vend i pranuar në imazhin e NATO-s, Shqipëria ka rënë në kaosin që prodhon prishja e atij kodi.

Pasoja më evidente por dhe më e para e shfaqur, duket tek emigrimi masiv dhe dominimi i jetës emocionale e sociale të shqiptarëve nga mosbesimi, humbja e shpresës dhe fataliteti.

Kjo pasojë dhe të tjera që mund të vijnë, kanë dhjetëra arsye e shkaqe por burimi i të gjithave është një e vetëm një. Modeli i një qeverisje korruptive nga maja në fund, tek çdo qelizë e saj; dëshpërimisht e pa aftë dhe gdhë, imponuar me dhunën e gangsterrëve xhahilë të çdo lokaliteti, që tashmë kanë profilizuar imazhin e shtetit tonë kudo në perëndim; e papërgjegjëshme dhe sharlatane përtej imagjinatës së hokatarëve të mejhaneve.

Modeli i qeverisjes së Edi Ramës nuk mund të prodhonte tjetër veçse prishjen e këtij KODI dhe hallakatjen e madhe të shoqërisë shqiptare. Kaosi dhe çakordimi i shoqërisë në Shqipëri nuk mund të mos depërtojë e ndikojë edhe hapësirën përtej saj. Veçanërisht në rajon!

Përfshirja, nxitja, shantazhi për të lancuar idenë skandaloze dhe antiperëndim të copëzimit të Kosovës dhe projektit të hartimit të kufijve mbi baza etnike, ishte aventurizmi, tashmë ndaj rajonit, i Edi Ramës. Pasi kishte bërë lëmsh Shqipërinë dhe degdisur shqiptarët në emigrim, ja nisi pështjellimeve në rajon.

Dukej qesharake fillimisht se si kërkonte paternalizëm ndaj Kosovës e Maqedonisë duke aktruar nga Beogradi. Kur kjo i dështoi me po aq sharlatanizëm saç ishte edhe fasada në tryeza me lulka e flamuj por “pa bukë” të takimeve ndërqeveritare me Kosovën, Edi Rama u dekodua publikisht në serbofilinë e tij. Një fili kjo, ndoshta gjenetike, ndoshta kulturore, ndoshta korruptive, ndoshta misionare, (kjo ende nuk mund të thuhet se cila është), por evidente dhe egzaltuese vijon si e tillë.

Armiqësia ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përkushtimi ndaj Presidentit të Serbisë, Alsksandër Vuçiç nuk është veçse një tregues i qartë i kësaj serbofilie.

Taksa e Rrugës së Kombit dhe ekstaza për ta ngritur atë si një mur të ri midis shqiptarëve tregonte se çfar kishte në bark e shpirt Edi Rama ndaj komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve.

Deklarata e Kryeministrit (pa legjitimitet politik e moral) të Shqipërisë, Edi Rama per padi civile kundër Kryeministrit në detyrë (me nder e simpati) të Kosovës, Ramush Haradinaj s’është gjë tjerër veçse një horrllëk nën epshin e serbofilisë.

Edi Rama, një personazh që nuk i ka dhënë asgjë e kurrë vendit të tij por vetëm i ka marrë e i ka zhvatur, gjen kurajon të përgojojë me akuza gjyqesh një hero të vendit dhe popullit të vet, puna e të cilit si kryeministër nuk është asgjë krahasuar me shërbimet e dhëna në gjak, vuajtje e sakrifica për vendin e tij, të cilat Edi Rama as nuk i imagjinon dot.

Edi Rama nuk mund të gjykohet negativisht për filinë e tij serbe, ajo është një e drejtë e vullnetit dhe ndjeshmërive të tijat. Por kur kjo fili shërben si burim për albanofobi e ca më keq kur atë e mbart njeriu që ka zënë zyrën e kryeqeveritarit atëhere ky është një skandal i papranueshëm. Një fili e caktuar nuk ka asgjë të keqe, por kur ajo shërben si burim i fobisë ndaj dikujt tjetër atëhere ajo është një problem i madh!

Filia serbe nuk e ndal Kryeministrin e Shqipërisë në asnjë cak. Jo vetëm si burim albanofobie por edhe si një provokim ndaj perëndimit dhe shkelës i angazhimeve të rëndësishme brenda Ombrellës Perëndimore.

Karshillëku i Ramës me aleancën “treshe” të vetquajtur “Shengeni Ballkanik” me qendër në Beograd jo rastësisht përkoi me karshillëkun e Serbisë ndaj SHBA dhe BE me sjelljen e raketave ruse S-400 në territorin e saj. Shqipëria ka nënshkruar një Marrëveshje Strategjike në Fushën e Sigurisë me SHBA.

Nuk besoj se është dakorduar me SHBA që Shqipëria të “shqyejë portat” e veta ndaj kujdo që mund të hyjë pa kontrolle nga Serbia, ku Rusia e të tjerë janë të ulur këmbëkryq.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, e kjo e fundit ka lajmëruar një riformatim të bazës ushtarake në Kuçovë. NATO, (përfshirë Shqipërinë) konsiderohet si armik potencial prej Serbisë dhe aleatit të saj kryesor, Rusisë, që tashmë ka një bazë ushtarake të sofistikuar në Serbi. Imagjinoni tani një kryeministër të Shqipërisë që ja dhuron pa kontroll hapsirën depërtuese në Shqipëri kujdo që vjen prej andej.

Filia personale serbe e Edi Ramës është dhe mbetet çështje e së drejtës së emocioneve të tija private, por dëmi që prodhohet prej saj në konvertimin shqiptarofob dhe kur mbartësi është vendimarrësi i gjithshkaje në vend, ai mbetet gjatë.

Ky është produkti i KODIT të prishur.

Kodit që rregullon ekuilibrat tonë si individë, si shtet, si shoqëri dhe si aleatë, aty ku jemi pozicionuar për shkak të filisë masive të 98% të shqiptarëve !

  

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...