Pse Rama shkon te streha e tij ideologjike sa herë e zbon Europa

Hënë, 04 November 2019 20:22

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Një  prej atyre mëngjeseve  të shtatorit  të vitit 2014 në vigjilje të vizites së Papa Françeskut  në Tiranë , Bulevardi  “Dëshmoret e Kombit “   u zgjua  i mbushur me portretet e  martirëve të Kishes Katolike Shqiptare ! Nuk ishin të gjithë ! Mungonte, At Anton Harapi e të tjerë, por ishin mjaftueshem  për ti dhënë asaj lugine pamjen e një honi të kujtesës sonë të pergjakur ! Ajo ishte një gjetje e Edi Rames, ndër më të suksesshmet e tij, vetë shkelqimi !

Befasisë dhe emocioneve nuk u shpëtoi as Ati i Shënjtë ! Shumë kush mendoi që Kryeministri prej një viti në detyre po vendoste një marrdhënie të re me të ardhmen duke lexuar në menyrë krejt origjinale të shkuaren ! Katoliket të cilet në këtë vend perpjekjet për mbijetesë  identitare e kulturore i kanë patur së paku dyfish më të shumta se bashkë atdhetaret e tjerë  për arsye rrethanash, historike e ideologjike u perkedhelen disi në seder ! Ndonjërit syresh Edi Rama i dukej si Injacio la Jola pas ngritjes nga lengata e krevati drejt themelimit të urdherit të ri ! Por nuk patem vonesë shumë, s’na la gjatë të presim , rruga nga fjalet të faktet qe teposhte dhe e shkurter ! Elaborimi i historisë së katoliçizmit  herë pas here është në modë për politikanet shqiptarë që asgjë të krishterë nuk kanë në formim për tu dukur simpatik e të veçantë perballe botes perendimore ! Një kompleks u rri në kokë si nyje gordiane !

Ndonjëherë ja kanë dalë  të bëjnë pershtypje ! Rasti i Rames është më paradoksali ! Nëse perballë Papes  i  duhesh martiret  e besimit dhe të lirisë , historia e Pal Engjellit, Skenderbeut, Buzukut, Barletit, Beçikemit,  Budit, Bogdanit, Bardhit, Fishtes, Mjedes,  At Zef Pllumit apo e Mikel Koliqit , Ernest Troshanit dhe mbi të gjitha e Nënë Terezes   atje ku është humusi historik i ketyre vendosi si perfaqesues personazhe të hurit e të litarit, me lidhje organike me boten e krimit me justifikim se ai milet atë terbiet do , duke e thënë troç në një studio televizive ! Askush nuk e ka perzhitur imazhin e popullsisë katolike sa Edi Rama ! Ky është dualizmi tipik  hipokrit i Kryeministrit tonë ! Të tjerët janë tallur pak më me delikatesë, po janë tallur ama,  duke gjetur idiotë të pademshem,  pa shtyllë korrizore me mbiemra prelatesh !

Perseri në ajrinë e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” u shfaqen portrete deshmoresh të luftes së dytë boterore ! Një gjë duhet thënë në krye të herës ! Dikujt që ka dhënë jetën për këtë vend nuk mund ti kerkosh asnjë llogari ! Më shumë se jeten askush nuk i ka borxh as vendit e as idesë që ndjek për të cilen edhe bie ! Ne jemi rritur me abuzimin dhe hiperbolen me mitin e tyre tejet te keq perdorur për të justifikuar diktaturen e dhunen e saj, diktatorin pizeveng  dhe gelbazat e tij në çdo nivel, pushtet, arsim, kulturë, e kudo ! Po ata nuk kanë asnjë faj ! Luftun, besuan dhe u vranë ! çdo anatemim ndaj tyre është gabim dhe mosmirnjohje ! Një komb që nuk nderon deshmoret e tij është i destinuar të ketë një të ardhme të zymtë , deklaronte At Gjon Shllaku pak para se të flijohej nga një toge plutoni në vitin 1946 !

Në këtë kontekst ,Kryeministri ka bërë prapë mirë ! Por serish lind një problem etik ! Kur Kryeministrit i duhej ose shpresonte e besonte se do të çapitej drej Europes  perdori martiret pro europian të antikomunizmit! Tani teksa  Europa e ka zbuar për mos perputhje të plotë ushtrimi të pushtetit ai kerkon të strehohet tek baza ideologjike e cila simbol ka Gramoz Ruçin ! Kjo i duhet për mbijetesë ! Trajektoria e “Kryerilindasit” është perseri tronditese për nga etika historike ! Në vitet e para të pluralizmit duke lënë shënjen kryesore tek libri “refleksionet” ai  dukej mjaft i ndershem në analizen që i bente , luftes së dytë boterore në Shqiperi, rrolit të jugosllaveve në formin e PKSH, genjeshtrave në shkrimin e historisë, permasave të luftes civile e vllavrasëse ! Madje ai tallej deri në tepri!

Por ato i ka harruar , pergenjeshtruar, lidhja me Bllokun është aksi i sigurtë për të bërë karriere në Partinë e tij socialiste ! Femijet e kesaj lagjeje të ndyrë i ka në të gjitha nivelet pa harruar lidhjen e tij me ketë zonë të ndaluar të lirisë ! Ata nuk kerkuan kurrë falje për asgjë, pastaj të bënin karrierë  ! Ata janë krenarë për krimet ! Kulti i  “krimit të dobishem” mbijeton mes tyre !  Ai të veteve së paku do duhej tu kerkonte ndjesë  për ato që ka thënë në vitin 1991 megjithse , ska nevojë se ja falin të gjitha për hir të pushtetit ! Shqiperia po pergatitet të festojë 75 vjetorin e clirimit  në mesin e një krize të rënde politike !

Në qiellin e “deshmoreve të kombit”  do të duhej të ishin edhe nacionalistet që dhanë jetën , e mbi të gjitha ata qindra e mijera që pesuan gijotinën e pas luftes , të gjithë ata që në ëmer të lirisë luftuan tiraninë  !

Paradoks i madh, të rënet që sot i kanë portretet lart të varura në re, luftuan për lirinë e na erdhi tirania ! !

Ndersa vendosja ne qiell e atyre qe kane lyer duart me gjak , te njohur e te vertetuar si kriminele eshte nje atentat ndaj humanizmit dhe  ndaj viktimave te regjimit! Një provokim i flligtë ! Nuk nxirren  dot nga ferri ku i ka futur mizoria qe bene vete duke i varur me konop ne “parajsen” e Edi Rames pemeve te Tiranes! Sa me lart ti ngrene po kaq trishtueshem  na bie mbi kokë hanraku i Diktatures! Kjo eshte sy shkelje! Ju mos me leshoni se nuk ju leshoj pa per krimet hallall !

Kryeministri kerkon ndihmë nga idealistet e vdekur, për të mbajtur pas froten e komunizmit , e  bën pa skrupuj, e bën shpesh, e bën sa herë ti nevojitet ! Por nuk është i vetëm në këtë hipokrizi ! Shoqëria në vetvete ska bërë asnjë akt emancipimi ndaj së kaluares ! Koka dhe shpina e saj janë perkulur me shpresë së dekadat e zbusin peshen e krimeve dhe të fajeve ! Ende ajo nuk ështe e gatshme të pranojë një Kryeminister apo President nga radhet e të persekutuarve politik !

Në dy raste kur Kryetari i Parlamentit vinte nga kjo shtresë  një gjest për tu konsideruar, sot ngjan më shumë si një kalkulim elktoral  perfaqësimi sesa emancipim i pergjithshem social ! Mentaliteti është ky, ja ne u japim të persekutuarve kaq vënde apo një vënd po ama në thelb përemri mbetet “NE“ ! Shkrimtari  Italian Antonio Pennacchi  autor i librit bestseller “Kanali Musolini” pat thënë në Tiranë “diktaturat fillojnë si vullnet i pakicës mbi shumicën dhe me kalimin e kohes shnderrohen në sundim i shumicës mbi pakicën ! Në këtë ekuacion shtrihet edhe drama e shoqërisë shqiptare ! Ajo luan me të vdekurit e vet e pa zonja që të ballafaqohet me zuzaret e gjallë!

Duhet harruar deshtimi me hapjen e negociatave, duhet një spektakel i ri, duhen keto portrete e të tjera, le të hahemi me njëri-tjetrin per daten 28 e 29, zhurmë sa më shumë zhurmë për qetesinë Kryeministrore! Na e di vesin ndaj na e hedh kocken!

 *Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...