Ku ishte opozita?! 17 arsye që e tregojnë ku ishte

E mërkurë, 13 November 2019 10:08
Nga Besart Logu 
 
 

Imagjinoni për një moment sikur opozita të mos mbështeste kauzën e banorëve të Astirit!

1. Askush nuk do merrte vesh të vërtetën dhe se çfarë vjedhje galopante po bënte shteti në atë projekt.

2. Drejtori i ARRSH bashkë me Gjiknurin do ishin akoma me pushtet, pra dy hajdut më shumë të pashqetësuar në vjedhjen e tyre në ditën përdiell.

3. Shteti amerikan nuk do njihej edhe me një dosje tjetër korruptive të kësaj kaste në pushtet.

4. Nuk do njiheshim me mungesën e vullnetit të prokurorisë për të hetuar dosjet e antarëve të qeverisë dhe zgjatimeve të saj.

5. Nuk do kuptonim se sa e zellshme është prokuroria të hetojë e shantazhojë banorët protestues.

6. Në gjykata ka gjyqtar kamikaz të Partisë Punës.

7. Solli reagimin e institucionit te Presidencës dhe të Avokatit të Popullit, dy insitucionet e pavarura, si në aspektin teorik ashtu dhe praktik, të mbetura akoma në vënd, të cilët dolën me raporte dhe qëndrime konkrete në lidhje me protestën e banorëve të astirit.

8. Kuptuam se kemi një Parlament patericë të pushtetit. Zero reagim prej asnjërit prej antarëve të tij.

9. U shfaq ana më barbare dhe kriminale e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit.

10. Shquam si personazhe publike ashtu dhe nga ato që na rrethojnë çdo ditë se sa servil ndaj qeverisë janë, se si përdorin termat “barbar”, “zaptues”, etj, njëjtë me ERTV dhe kasetat e montuara të Bashkisë.

11. Gjithashtu kuptuam se edhe pas 30 vitesh demokraci, populli shqiptar nuk është aspak sensibilizues dhe njerëzor, më shumë se menefregist dhe shpeshherë me mentalitet komunisti, ndaj kauzave të tilla, të cilat prekin me qindra-mijëra ndërtime pa leje në të gjithë territorin e Shqipërisë.

12. Protesta e tyre nuk do zgjaste më shumë se një vit por do shuhej brënda javës.

13. Mori përmasa kombëtare. Radikalizimi i protestës deri në bllokimin e përnatshëm të aksit kyresor të unazës, solli bllokim të qarkullimit i cili tërhoqi vëmëndjen e çdo personi që hynte e dilte nga Tirana.

14. Permasat kaluan dhe ato kombëtare. Njohëm se sa të njëanshëm janë trupat diplomatike edhe në një çështje jopolitike, ligjore, sociale dhe për më tepër korruptive nga ana e qeverisë.

15. Solli për herë të parë praktikën e lidhjes së një marveshje me shkrim mes opozitës dhe një grupi interesi. Mënyra më e mirë për të marrë përsipër angazhime një forcë opozitare dhe një dalje nga fushata klasike e premtimeve boshe të partive politike.

16. Ka garanci se do ketë dëmshpërblim 100%.

17. Dhe e fundit, banorët na treguan se në këtë vënd ka akoma njerëz që luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut.

Çfarë duhej të bënte më shumë se kaq opozita?!

Modifikuar më E mërkurë, 13 November 2019 10:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...